Mbështetësit e deputetes së majtë në Amerikë kërcënojnë me vdekje 8-vjeçaren vetëm pse e imiton

Saturday, 06 July 2019 10:16

Një vajzë 8-vjeçare, që imiton deputeten demokrate Alexandra Ocasio-Cortez ka marrë kërcënime me vdekje nga mbështetësit e politikanes në SHBA.

Ava, e cila u shndërrua në një hit në internet për shkak të talentit të saj teksa imitonte Cortezin është detyruar të fshijë të gjitha llogaritë e saj në rrjetet sociale pasi ajo dhe familja e saj kishin marrë kërcënime me vdekje nga mbështetësit e Cortezit.

Vajza ironizonte deputeten lidhur me koncepte politike të saj, duke marrë shkas edhe nga gafat e Cortezit, mbi kapitalizimin.

“Dua t’u flas për socializmin, sepse socializmi është kaq i paparë. Sepse socializmi, ndryshe shkurt do të thotë mediat sociale. Nuk e dinit këtë?! Për shembull unë kam një media sociale, pra unë jam socialiste…Tre vende janë socialistë në botë Venezuela, “Facebook” dhe “Twitter””, thotë në një nga video-paroditë e vogëla, ku duket që mban syze njësoj si deputetja dhe flokët po ashtu, në stilin e demokrates.

Momenti kur anëtarja e Kongresit amerikan bën gafën me konceptet

Një sërë komentuesish kanë kritikuar veprimin e mbështetësve të anëtarëve të Kongresit, duke dalë në konkluzionin se si demokratët në Amerikë kujdesen t’i bëjnë njerëzit të heshtin.

“Ava nuk do të bëjë më video…Ngacmimet e të majtëve dhe kërcënimet me vdekje janë bërë peshë e madhe për familjen tonë. Ne kemi marrë telefonata në numrat tanë personalë. Për sigurinë tonë dhe sigurinë e fëmijës ne i kemi fshirë të gjitha llogaritë”, bën me dije familja e saj.

Komentuesit kanë kritikuar Cortezin duke i thënë se “ajo luan rolin e mbrojtëses së fëmijëve, ndërsa Ava e vogël kërcënohet pse bën humor me personin më budalla të Kongresit. Duhet të jesh budallaqe e majtë”.

Gazetari Chadwick Moore thotë se Ava është kaq e lezetshme, por po kështu videot e saj ishin fare të padëmshme.

“Është e vështirë të jetosh në një botë ku të majtët punojnë kaq shumë për t’u mbyllur gojën njerëzve dhe për t’i intimiduar ata.

Të majtët kanë mbajtur nën kontroll kulturën për 40-60 vjet. Ata e kanë dominuar atë…Ka ndodhur vetëm në një drejtim, kundër të djathtëve dhe kundër konservatorëve.”, analizon Moore./Përshtati Hashtag.al

VINI RE: Ky shkrim është pronësi intelektuale e “RT”.

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...