Një person është arrestuar nga policia pasi plagosi gjashtë policë në Philadelphia të SHBA-së. Beteja e armatosur mes policisë dhe të arrestuarit filloi në orën 16:30 sipas orës lokale. Oficerët kishin një urdhër për të kontrolluar një shtëpi për drogë në lagjen Nicetown-Tiago të Philadelphia kur sulmuesi hapi zjarr.
Sulmuesi i identifikuar nga mediat amerikane si Maurice Hill mbajti peng për disa orë 2 oficerë policie. Pas disa orëve thirrjeje të policisë por edhe avokatit të të dyshuarit bënë të mundur dorëzimin e Maurice Hill.
Gjashtë zyrtarët policorë që kanë marrë plagë të lehta, kanë dalë nga spitali. Komisionari policer, Richard Ross ka thënë se “shumica prej tyre janë detyruar të ikin nga dritaret apo dyert” e shtëpisë së të dyshuarit. “Është mrekulli që nuk kemi disa zyrtarë të vrarë sot”, është shprehur ai.
Ky incident vjen pas dy sulmeve me të shtëna me armë zjarri, në El Paso të Teksasit dhe Dejton të Ohajos, të cilat kanë shtuar vëmendjen rreth çështjes së kontrollit të armëve në Shtetet e Bashkuara.