Donald Trump duhet të thërrasë një samit Kosovë-Serbi

Premte, 16 August 2019 16:10

Bashkimi Evropian nuk kanë mjaftuar për të kthyer Serbinë e Kosovën në tryezën e bisedimeve, ndaj është koha që Presidenti i SHBA të hyjë në skenë me një qasje të re të fortë për të arritur një marrëveshje midis Prishtinës e Beogradit.

Nga Dean B. Pineles

Më 13 gusht, pesëshja Francë, Gjermani, Itali, Britani e Madhe dhe SHBA lëshoi një deklaratë të fortë me anë të së cilës i bënin thirrje Serbisë e Kosovës të rinisnin dialogun nën patronazhin e BE dhe të mos nxirrnin më pengesa në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve.

Pesëshja ishte e qartë për sa u përket pengesave: ‘Për Kosovën, kjo do të thotë pezullim të tarifave të imponuara mbi Serbinë. Për Serbinë, kjo do të thotë ndalim të fushatës për anulimin e njohjes së Kosovës’.

Deklarata thotë se nëse Serbia e Kosova japin shenja dëshire për kompromis, për të hequr pengesat e rinisur bisedimet, atëherë Pesëshja do të ishte ‘e përgatitur për të rritur rolin në proces në mbështetje të Përfaqësuesit të Lartë të BE (që ndërmjetëson bisedimet Kosovë-Serbi në Bruksel)’.

Shumë mirë, por a nuk i kemi dëgjuar të gjitha këto më parë?

Që kur dialogu ngeci në vend pas suksesit të Serbisë në sabotimin e përpjekjeve të Kosovës për anëtarësim në Interpol vjeshtën e kaluar dhe përgjigjen e menjëherëshme të kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj me vendosjen e tarifës 100% mbi mallrat serbe, i kemi dëgjuar vazhdimisht këto deklarata.

E megjithatë asnjëra palë nuk ka lëshuar dhe rekriminimi reciprok ka vazhduar. Madje ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, në një intervistë me Pink TV, nxitoi ta kritikonte deklaratën e Pesëshes në favor të Kosovës.

Ai pretendon se deklarata nuk thotë asgjë mbi gatishmërinë e Pesëshes për të ndaluar së lobuari në favor të pavarësisë së Kosovës dhe shtoi se Serbia do ta vazhdojë fushatën për anulimin e njohjes sepse ajo po funksionon dhe ka prekur një nerv në komunitetin ndërkombëtar.

Për fat të keq, Daçiç ka treguar se është shkatërrimtar kur vjen puna te përmirësimi i marrëdhënieve me Kosovën, ai është pjesë e madhe e problemit, jo zgjidhje.

Dhe Haradinaj u tregua kokëfortë për sa i përketë tarifës, e cila nuk ka ndihmuar, por kohët e fundit ai dha dorëheqjen si kryeministër pasi u thirr si i dyshuar në Hagë.

Megjithatë, Daçiç i bëri disa komente interesante në atë intervistë për përkrahjen e fortë që ka Presidenti Trump në popullin serb: ‘Askush nuk ishte më i lumtur se serbët të shihte Donald Trump të fitonte zgjedhjet presidenciale, sepse serbët nuk mund t’i durojnë dot Clinton dhe Albright’.

Bill Clinton dhe Madeleine Albright, drejtuan fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë në pranverën 1999.

Edhe Kosova e vlerëson marrëdhënien me administratën Trump, siç e kanë thënë vazhdimisht Presidenti Hashim Thaçi dhe Haradinaj.

Kjo dinamikë sugjeron për mundësinë e një përqasjeje të re të guximshme për normalizimin. Ndoshta ka ardhur koha që BE të tërhiqet dhe të lërë SHBA të marrë rolin kryesor.

Pavarësisht përpjekjeve, BE ka qenë i pasuksesshëm në rinisjen e dialogut, kështu që mund të ketë ardhur koha për një rikalibrim thelbësor.

Interesimi i Presidentit Trump u rrit vjeshtën e kaluar kur iu bëri thirrje të dyja palëve të përfitonin nga rasti historik për arritjen e një marrveshjeje normalizimi jetëgjatë. Ai ofroi të ftonte Tahçin dhe Presidentin serb Aleksandar Vuçiç në një ceremoni në Rose Garden nëse do të arrinin marrëveshjen.

Por nevojitet më tepër veprim i fortë nga SHBA, duke parë mungesën e progrest nga diplomacia tradicionale e BE.

Duke parë kredibilitetin që Presidenti Trump duket se gëzon në Kosovë e Serbi, ai duhet të ndërhyjë në mënyrë aktive e të palëkundur për avancimin e bisedimeve dhe ta bëjë këtë menjëherë pas zgjedhjeve dhe krijimit të qeverisë së re në Kosovë.

Unë propozoj që Presidenti Trump të thërrasë një summit që përfshin vendimmarrësit kryesorë nga të dy vendet, i cili të mbahet në SHBA, i ngjashëm me summitin në Camp David të thirrur nga Presidenti Jimmy Carter më 1978.

Ai summit historik në Camp David dekada më parë rezultoi në arritjen e marrëveshjes së paqes midis Egjiptit e Izraelit, e cila qëndron edhe sot. Nëse Egjipti e Izraeli mundën të arrinin një marrëveshje jetëgjatë pas armiqësisë së gjatë të përgjakshme, atëherë ka arsye të shpresohet që edhe Serbia e Kosova të mund të bëjnë të njëjtën gjë, duke supozuar që SHBA të luajë të njëjtin rol dhe ta bëjë me dorë të fortë.

Si parakusht, sapo të vendoset summiti, qeveria e re e Kosovës duhet të bjerë dakord të pezullojë tarifën mbi importet serbe dhe Serbia duhet të bjerë dakord të ndalojë strategjinë e mosnjohjes. Këto pezullime duhet të vazhdojnë për sa kohë që zhvillohen negociatat.

Presidenti Trump mund të angazhohet personalisht me gjërat kryesore, ndërsa bisedimet e përditshme mund të zhvillohen nën kujdesin e këshilltarit për Sigurinë Kombëtare John Bolton dhe të Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo.

Sigurisht që do të ketë një kor kundërshtuesish për një propozim të tillë. Disa mund të pyesin se pse duhet që SHBA të rrezikojë kapitalin politik për të zgjidhur atë që duket si një problem evropian. Por SHBA ka marrë vetë pjesë në lojë, me shpenzimin e miliarda e miliarda dollarëve në përpjekje për stabilizimin e Ballkanit pas luftërave të viteve ’90.

Është e vërtetë siç do të thoshin disa që Serbia e Kosova duhet të demonstrojnë kurajë shtetarësh, ]ka ka munguar deri tani. Por Presidenti Trump mund të jetë shumë bindës në këtë aspekt, sidomos në fushën tij, dhe mund të ofrojë shtysa për të dy vendet.

Summiti mund të dështojë, por po sikur të ketë sukses? Do të ishte një arritje madhore në politikën e jashtme dhe trashëgiminë e administratës Trump, e ngjashme me akordin e paqes Egjipt-Izrael.

Mund të sjellë paqe të qëndrueshme në Ballkan, diçka që do ta përshëndesnin të gjitha vendet (ndoshta me përjashtim të Rusisë).

Do t’u lejonte Serbisë e Kosovës të ecnin përpara me qëllimet e tyre për integrim në një komunitet më të madh evropian, me të gjitha avantazhet që sjellj.

Dhe, më e rëndësishmja, do t’u jepte fëmijëve të të dy vendeve perspektivën e një të ardhmeje më të ndirtshme.

-------

Gjyqtari Dean B. Pineles është diplomuar në Broën University, Boston University Laë School dhe Fakultetin Kennedy në Harvard University. Ai ka shërbyer si gjyqtar ndërkombëtar me EULEX në 2011-13. Përveç Kosovës, ai ka përvojë të madhe ligjore në Rusi, Kazakistan e Gjeorgji.

Marrë nga balkaninsight.com-Përgatiti: SYRI.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...