Twitter edhe Facebook ka mbyllur të gjitha faqet kineze të cilat dyshohen se kanë dezinformuar në lidhje me protestat e zhvilluar në Hong Kong.
Twitter ka deklaruar se ka bllokuar 936 llogari të cilat kanë përplasjet politike në Kinë. Sipas drejtuesve të rrjetit social këto llogari ishin pjesë e një përpjekje të koordinuar dhe për të minuar legjitimitetin dhe pozicionet politike të lëvizjes protestuese.
Ndërkohë “Facebook” pohoi se ka hequr shtatë faqe, tre grupe dhe pesë llogari.
“Ata shpesh postuan për lajme politike lokale dhe çështje që përfshijnë tema të tilla si protestat në vazhdim në Hong Kong,” –pohoi Nathaniel Gleicher, kreu i politikës së sigurisë në internet.