Kriza në Itali, Presidenti vendos sot për zgjedhjet e parakohshme

E Enjte, 22 August 2019 20:00

Presidenti italian Sergio Mattarella pritet të njoftojë së shpejti nëse do të lejojë një koalicion të ri, të krijojë një qeveri, duke anashkaluar zgjedhjet kombëtare në Itali, në mesin e negociatave delikate për buxhetin e vendit me Bashkimin Evropian.

Kjo do të vijë pas dy ditësh bisedime që pasuan dorëheqjen e kryeministrit Giuseppe Conte, të martën, pas një përpjekjeje të ministrit të brendshëm të së djathtës ekstreme dhe shefit të Legës së Veriut, Matteo Salvini, për të rrëzuar qeverinë dhe për të shkuar në zgjedhje të reja. Sidoqoftë, Salvini e sheh veten tani në rrezik përjashtimi.

Analistët thonë se kthimi i Mateo Salvinit në opozitë, mund të ndryshojë sjelljen e tij. Dhe gjasat që ai të kalojë në opozitë, pavarësisht mbështetjes së pëlqyeshme të opinionit publik, janë të mëdha. Sondazhet e para-krizës e vendosnin Legën në rreth 37 përqind të mbështetjes, ndaj Salvini do të ishte i favorizuar për të fituar shumicën nëse do të shkohej në zgjedhje. Por, ky skenar, nuk është i sigurt.

Partia Demokratike në opozitë dhe ish-aleatët e Salvinit, lëvizja 5 Yjet, duket se po bëhen bashkë, për të zbrapsur Salvinin dhe nëse ky i fundit nuk do të jetë më në pushtet, me siguri që do të ndryshojë edhe qëndrimi i tij.

Sidoqoftë, analistët pranojnë edhe se Partia Demokratike dhe lëvizja 5 Yjet, janë shumë larg njëra tjetrës në shumë aspekte dhe një marrëveshje, do të ishte e komplikuar. Sidoqoftë, presidenti Mattarela mbyll sot konsultimet me partitë politike dhe menjëherë më pas, do të mësohet se çfarë skenari do të ofrojë ai.

Modifikuar më E Enjte, 22 August 2019 20:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...