Mjekët në Tajlandë janë tronditur kur gjetën 1.898 gurë tëmthi në barkun e një gruaje. 60-vjeçarja e paidentifikuar kishte kapsllëk dhe dhimbje stomaku. Dhe kur mjekët bënë skanerin, gjetën qindra gurë tëmthi në stomakun e saj.
Mjekët nuk ishin të sigurt sesa gurë tëmthi ishin derisa i nxorën nga barku i gruas.
Pas operacionit 40-minutësh, ata i numëruan dhe pretenduan se hoqën 1.898 gurë tëmthi, të gjitha me madhësi të ndryshme.
Por kjo nuk është një shifër rekord. Në 1987, kirurgët në Sussex hoqën 23.530 gurë tëmthi nga stomaku i një gruaje 85-vjeçare.