Tre persona kanë humbur jetën pasditen e së hënës në një incident me armë të ndodhur në një banesë në qytetin Dordreht të Holandës. Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale, sipas të cilave vendi ku ka ndodhur ngjarja ndodhet pranë një shkolle fillore. Dinamika e ngjarjes është e paqartë, por kryebashkiaku i qytetit, Vuter Kolf e ka cilësuar episodin si “shumë të rëndë” dhe është nisur drejt vendngjarjes. Ndërkohë, mediat vendase raportojnë se mes viktimave janë edhe dy fëmijë. Zona ku janë verifikuar të shtënat është izoluar nga policia, ndërsa në vendngjarje ndodhen edhe shumë auto-ambulanca.