Shanset për rizgjedhjen e Presidentit Trump

E Enjte, 26 September 2019 18:05

Vendimi i Kryetares demokrate të Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, për të filluar hetimin me qëllim shkarkimin e Presidentit Donald Trump, ka komplikuar edhe më tej rrugën e pasigurtë për rizgjedhjen e tij vitin e ardhshëm. Anketimet e opinionit publik sugjerojnë se Presidenti Trump gjendet në një situatë për rizgjedhje disi më të dobët se shumica e presidentëve të mëparshëm. Ai mbështetet tek ekonomia e fortë dhe përkrahësit e tij besnikë për të triumfuar ndaj votuesve të motivuar demokratë që pritet të marrin pjesë intensivisht në zgjedhje. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Jim Malone, njofton më tej rreth shanseve për rizgjedhje të Presidentit Trump.

Ndërsa kandidon për t’u rizgjedhur, Presidenti Trump merr energji nga mbështetja e përkrahësve të tij, të cilët dalin me mijëra në tubimet e tij elektorale.

“Nën drejtimin e kësaj administrate, Amerika po punon sërish, Amerika po fiton sërish dhe Amerika po respektohet sërish, pas një periudhe shumë të gjatë”, u tha mbështetësve të tij Presidenti Trump.

Por tashmë Presidenti përballet me një sfidë të re: një hetim për shkarkimin e tij të udhëhequr nga demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve. Shkak u bënë pjesërisht përpjekjet e tij gjatë një telefonate për t’i bërë presion Presidentit të Ukrainës për të hetuar djalin e rivalit të tij politik, Joe Biden. Një transkript i bisedës telefonike u bë publik të mërkurën nga Shtëpia e Bardhë.

“Presidenti duhet të japë llogari. Askush nuk është mbi ligjin”, deklaroi zonja Pelosi.

Ndërsa vazhdon fushatën e tij elektorale, zoti Biden akuzoi Presidentin për abuzim me pushtetin.

“Kemi një President që beson se mund të bëjë çdo gjë dhe t’ja hedhë paq. Kemi një President që beson se është mbi ligjin”, tha zoti Biden.

Presidenti Trump mohon të ketë gabuar dhe thotë se një hetim i demokratëve për ta shkarkuar, realisht do ta ndihmojë të rizgjidhet vitin e ardhshëm.

“Lajmi i mirë është se votuesit po e marrin mesazhin dhe prandaj po thuhet se është mirë për rizgjedhjen. Por, është keq për vendin”, tha Presidenti Trump.

Hetimet me qëllim shkarkimin e tij shtojnë një element pasigurie për shanset e rizgjedhjes së Presidentit, krahas një dobësimi të mundshëm të ekonomisë amerikane.

“Në këtë pikë mendoj vërtet se zgjedhjet e 2020-tës janë me shanse 50% me 50%, me shumë faktorë ndërveprues, kundër apo në favor të Trump-it. Mbi të gjitha, nuk dihet çfarë forme do të marrë ekonomia, nëse do të kemi luftë apo jo, si dhe nuk dihet ende identiteti i rivalit demokrat”, thotë Kyle Kondik, i Universitetit të Virxhinias.

Anketimet tregojnë se niveli i miratimit për Presidentin Trump është i ulët. Rrjedhimisht, Presidenti i mban shpresat tek një bazë mbështetësish shumë besnikë dhe energjikë që ta çojnë drejt fitores në 2020-tën.

“Pika e tij më e fortë është se ka një bërthamë mbështetësish që do t’i qëndrojnë pavarësisht se çfarë ndodh. Problemi i tij më i madh është se ata nuk janë shumica e elektoratit amerikan. Janë gati 40%”, thotë Susan Page, e gazetës “USA Today”.

Por, për sa kohë që ekonomia mbahet e fortë, Presidenti Trump do të vazhdojë të përfitojë.

“Mendoj se Trump është një lloj krejt i ndryshëm presidenti dhe se ai ka ende avantazhe strukturore. Mendoj se ai do të fitojë pasi ekonomia do të vazhdojë të jetë e fortë”, thotë strategu republikan, John Feehery.

Presidenti Trump po mundohet të shmangë fatin e presidentëve të mëparshëm që nuk u rizgjodhën dot: demokrati Jimmy Carter në vitin 1980, dhe republikani George H.W. Bush në vitin 1992.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...