Pavarësisht paktit të paqes prej 120 orësh mes Turqisë dhe SHBA-së mbi sulmet në Siri, presidenti i Turqisë Erdogan, ka kërcënuar se do të rifillojë sulmet ndaj kurdëve.
Nëse forcat kurde nuk tërhiqen nga kufiri turk brenda afatit të armëpushimit, forcat ushtarake turke do të fillojnë bombaridmet sërish.
Sipas asaj që raporton BBC, gjenden ende mbi 1300 trupa ushtarake që nuk janë larguar nga kufiri të cilët kanë kohë deri në orën 22:00 të mbrëmjes e së martës të evakuojnë.
Sulmet e Turqisë filluan në 9 tetor për të sprapsur popullsinë kurde nga territoret e tyre duke i konsideruar ata si një popullsi terroriste. Një shkak tjetër i sulmeve ishte tërheqja e forcave amerikane në territoret e kurdëve me urdhër të presidentit Trump.
Kujtojmë që SHBA dhe Kurdët bashkëpunonin prej 4 vitesh në luftën kundër shtetit Islamik. Tërheqja e forcave ushtarake amerikane u kritikua shumë nga pjesëtarë të qeverisë së Trump.
Javën e kaluar, zëvendës presidenti i SHBA, Mike Pence arriti të bind homologun e tij turk që të ndalojë sulmet për 120 orë në mënyrë që kurdët të kenë mundësi të evakuoheshin.