Ankaraja dhe Moska do të formojnë një mekanizëm të përbashkët për të monitoruar zbatimin e marrëveshjes, ndërsa patrullimet e përbashkëta të forcave turke dhe ruse do të zhvillohen në Siri.
Featured image of article: ‘Gjunjëzohet sulltani’/ Pas bisedimeve 5-orëshe maratonë, Putin dhe Erdogan njoftojnë marrëveshjen për veriun e SirisëRecep Tayyip Erdoğan dhe Vladimir Putin22 Tetor, 2019 20:13
RUSI- Një marrëveshje për Sirinë e veriut ka rezultuar në një takim të presidentit rus Vladimir Putin me homologun e tij turk, Tayip Erdogan, në Soçi.
Pas shumë orësh bisedimesh, të dy udhëheqësit bënë deklarata të përbashkëta dhe njoftuan se kishte rënë dakord për një afat prej 150 orësh për të hequr kurdët sirianë, 30 kilometra nga kufiri me Turqinë.
Ankaraja dhe Moska do të formojnë një mekanizëm të përbashkët për të monitoruar zbatimin e marrëveshjes, ndërsa patrullimet e përbashkëta të forcave turke dhe ruse do të zhvillohen në Siri.
“Me Erdoganin kemi gjetur zgjidhjet “kritike” për Sirinë”, theksoi Putin.
Tayip Erdogan ka folur për një marrëveshje historike që garanton integritetin territorial të Sirisë, unitetin politik dhe luftën kundër terrorizmit.
Marrëveshja midis Rusisë dhe Turqisë erdhi vetëm disa orë para se të mbaronte armëpushimi i Erdoganit me qeverinë amerikane.