“Fox News” intervistoi senatorin republikan, Lindsey Graham, ku foli për veprimet që Kongresi dhe Presidenti amerikan do të ndërmarrin kundër Erdoganit dhe ekonomisë së tij, pasi ky i fundit filloi pushtimin e rajonit kurd në Siri.
“Kjo është ajo që presidenti Trump do të bëjë me Kongresin dhe demokratët, dhe ne do ta shtypim presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan derisa të ndalojë gjkaderdhjen.”
Graham tha se sanksionet po vinin kundër Turqisë për sulmin e saj në veri të Sirisë. Graham tha që Erdogan “në thelb gënjeu” gjatë një takimi të fundit në Kombet e Bashkuara.
Graham tha se situata brenda Sirisë po përkeqësohej me shpejtësi. “Unë fajësoj Turqinë. Do të ketë sanksione që do ta shkatërojnë ekonominë turke dhe Kongresi do të vendosë sanksione deri sa Turqia të ndalë pushtimin”.