Pajisja revolucionare që do të shpëtojë foshnjet të cilët lindin më herët se sa periudha normale 9 muajshe duket se nuk është më një ëndërr. Shkencëtarët në Holandë janë duke punuar për krijimin për herë të parë të mitrës artificiale që do të mundësojë zhvillimin e mëtejshëm të një foshnje që do të lindë më parë.
Ato deklarojnë se janë ende larg produktit final por ideja e tyre për ta përfunduar nuk është e pamundur. Foshnjat e lindura përpara se të mbushin 37 javë është një ndër problemet kryesore të lindjeve në botë duke shkaktuar rreth 15 milionë vdekje çdo vit.
Sipas projektit të shkencëtarëve pajisja konsiston në disa qese të mëdha të ndërlidhura me njëra tjetrën dhe të mbushura me lëngjet që ndodhen në mitrën e femrave. Pas lindjes së foshnjes, do të merret nga mamaja dhe do të vendoset në një prej qeseve ku do të lidhet me një placentë artificiale e cila do t’i mundësojë foshnjës furnizimin me oksigjen.
Ajo do të qëndrojë në pajisje për disa javë deri sa foshnja të rritet dhe të jetë e gatshme të “rilindë” përsëri. Pavarësisht se kjo ide duket shumë e tmerrshme për femrat ajo mund të ndryshojë jetët e tyre përgjithmonë dhe mund t’i lehtësojë në zgjedhjet e tyre mbi lindjen e fëmijëve.