Ja kur do të vendosë BE për shtyrjen e afatit të Brexit

E Enjte, 24 October 2019 15:22

Udhëheqësit e BE-së do të vendosin të premten nëse do t’i japin Britanisë së Madhe një zgjatje tre-mujore të afatit të Brexit. Sipas medieve britanike, shumica e vendeve të BE e mbështesin këtë vendim, por Franca duket  se është kundër.

Kështu që, të hënën mund të mbahet një samit urgjent në Bruksel për të lejuar liderët të arrijnë marrëveshje ballë për ballë.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, insiston që Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga BE javën tjetër me ose pa një marrëveshje dhe ai do të kërkojë zgjedhje të parakohshme nëse BE jep një shtyrje të afatit të Brexit deri në janar.

Në bazë të legjislacionit të miratuar nga deputetët muajin e kaluar, kryeministri, edhe pse jashtë dëshirës së tij, u detyrua të dërgojë një letër në BE duke kërkuar një shtyrje të afatit.

Megjithatë, ai tha se u kishte thënë udhëheqësve të BE-së se politika e tij është që të largojë vendin nga BE më 31 tetor.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...