Në një letër të shkruar liderit të opozitës Jeremy Corbyn, kryeministri britanik Boris Johnson për herë të parë deklaron se mund të dalë jashtë afatit të 31 Tetorit për Brexit, duke i propozuar Parlamentit një shtyrje të datës së nevojshme për Parlamentin për të miratuar marrëveshjen e kryeministrit me BE në qoftë se do të mbahen zgjedhje politike.
Zgjedhjet sipas kryeministrit Johnson duhet të mbahen sipas tij më datë 12 Dhjetor.
Një vendim i tillë shihet nga këshilltarët e tij si një mënyrë për të zhbllokuar situatën në Parlament, ku edhe pse u votua në favor të marrëveshjes, u bllokua rruga që mundësonte finalizimin e ikjes brenda tetorit.
Johnson ka lidhur fatin e tij me atë afat, por në letër thotë se “ky Parlament ka refuzuar të marrë vendime. Nuk mund t’i mohohet votuesve e drejta për ta zëvendësuar atë me një parlament tëri që di të marrë vendime. Zgjatja në 2020-ën do të kishte pasoja serioze për ekonominë, punësimin dhe besimin në institucionet demokratike në vend. Nuk mund ta mbani peng vendin”.
Johnson i ka lënë Parlamentit deri në 2 Nëntor kohë për të miratuar formalisht marrëveshjen me BE, duke mundësuar kështu një Brexit para zgjedhjeve të propozuara.
Kjo do të ishte shtyrja e katërt, ku në fillimisht afati ishte në 29 mars, dhe më pas u shty në 12 prill dhe në 31 tetor.