Atlanta, demokratët përgatiten për debatin presidencial të radhës

E mërkurë, 20 November 2019 18:42

Demokratët zhvillojnë debatin e tyre të pestë presidencial sot (të mërkurën) në Atlanta të Xhorxhias. Dhjetë kandidatët demokratë do të debatojnë me njëri-tjetrin në garën presidenciale, e cila kohëve të

fundit është vënë në hije nga procesi hetimor për shkarkimin e Presidentit Trump në Uashington. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Jim Malone sjellë më shumë hollësi për garën presidenciale brenda partisë demokrate.

Do të jetë një skenë me dhjetë kandidatë demokratë në Atlanta, të cilët do të përpiqen të tërheqin vëmendjen e votuesve të partisë së tyre.

Dy pretendentët kryesorë, ish-nënpresidenti Joe Biden dhe senatorja nga Masaçusetsi, Elizabeth Warren, do të jenë në qendër të skenës.

Por një kandidat që po tërheq më shumë vëmendje për momentin është kryebashkiaku i qytetit të South Bend-it në Indiana, Pete Buttigieg.

Anketat tregojnë se Buttigieg tani po udhëheq në Ajova, shteti i parë ku zhvillohen zgjedhjet paraprake që fillojnë në shkurt.

"Me rritjen e numrit të votuesve që dëgjojnë mesazhin tim, do të rritet edhe mbështejta dhe baza jonë."

Ish-nënpresidenti Biden vazhdon të kryesojë në sondazhet në nivel kombëtar dhe argumenton se ai do të ishte kandidati më i fortë në përballjen me Presidentin Trump vitin e ardhshëm.

"Kushdo nga ne që do të marrë emërimin e partisë demokrate, presidenti i ardhshëm është e sigurt që do të trashëgojë dy gjëra: një vend të përçarë dhe një botë në rrëmujë.”

Senatorja Warren gjithashtu mbetet në krye të kandidatëve demokratë, por kohët e fundit është detyruar të hidhet në mbrojtje të planit të saj gjithëpërfshirës për një program qeveritar të kujdesit shëndetësor.

"Votoni për mua dhe ejani të luftojmë së bashku sepse kjo është koha jonë që të ëndërrojmë, të luftojmë fort dhe të fitojmë!"

Një pretendent i ri demokrat, që nuk do të jetë në debat është ish Guvernatori i Masaçusetsit, Deval Patrick, i cili njoftoi javën e kaluar se po hynte në garë.

"Unë mendoj se kjo fushatë është një mundësi për të bashkuar njerëzit."

Edhe ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut dhe miliarderi Michael Bloomberg mund të hyjë në garën për president.

Hyrja e kandidatëve shtesë ngre pyetje në lidhje me listën aktuale të konkurrentëve, thotë analisti Larry Sabato.

"Është e qartë se shumë udhëheqës demokratë janë të shqetësuar nga ata që kryesojnë deri tani. Secili prej kandidatëve ka probleme: disa janë të moshuar, ose shumë të rinj, me shumë përvojë ose me pak përvojë, dhe anojnë shumë nga e majta ose e djathta."

Tetë pretendentët e tjerë që do të jenë në skenë për debatin në Atlanta, janë senatori nga Vermonti, Bernie Sanders, senatorja nga Kalifornia, Kamala Harris, senatorja nga Minesota, Amy Klobuchar dhe senatori nga Nju Xhërsi, Cory Booker. VOA

Modifikuar më E mërkurë, 20 November 2019 18:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...