Debati i kandidatëve demokratë

E Enjte, 21 November 2019 19:39

Zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 u rikthyen në qendër të vëmendjes të mërkurën në Atlanta të shtetit Xhorxhia, ku pretendentët për kandidaturën e partisë demokrate u mblodhën për debatin e tyre të pestë të sezonit parazgjedhor. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Jim Malone nga Uashingtoni, hetimi që synon shkarkimin e Presidentit Donald Trump ishte fokusi kryesor i debatit.

Ishin dhjetë demokratë në skenë në Atlanta për debatin e sponsorizuar nga kanali MSNBC dhe Washington Post.

Të gjithë kandidatët mbështesin hetimin për shkarkimin e Presidentit Trump që po zhvillohet në Dhomën e Përfaqësuesve, përfshirë ish-nënpresidentin Joe Biden.

"Kush ka më shumë të ngjarë të fitojë nominimin, Presidencën, në radhë të parë dhe së dyti, kush ka më shumë të ngjarë të rrisë numrin e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat."

Biden është një nga kryesuesit ndër kandidatët e shumtë demokratë, siç është edhe senatorja e shtetit Masaçusets, Elizabeth Warren.


“Ne duhet të vendosim parimin se askush nuk është mbi ligjin. Kemi një përgjegjësi kushtetuese dhe duhet ta përmbushim atë".

Senatorja e Minesotës, Amy Klobuchar mbështet hetimin për shkarkimin e Presidentit, por ajo gjithashtu do të jetë një juriste nëse do të ketë një gjykim në Senat.

US/Democratic presidential debate
US/Democratic presidential debate


“Procedura e shkarkimit ka të bëjë me demokracinë tonë që tani është në rrezik”.

Senatori i Vermont, Bernie Sanders paralajmëroi demokratët se po përqëndrohen shumë tek Trumpi.

"Ai ka të ngjarë të jetë presidenti më i korruptuar në historinë moderne të Amerikës. Por ne thjesht nuk mund të konsumohemi nga Donald Trump sepse nëse e bëjmë këtë, e dini çfarë? Do të humbasim zgjedhjet".

Në debat u shqua edhe kryetari i bashkisë së në South Bendit në Indiana, Pete Buttigieg.

Buttigieg ka rritur epërsinë në sondazhet e fundit në shtetet e votimeve të hershëm në Ajoua dhe Nju Hemshër.

"Patjetër që do ta konfrontojmë këtë president për shkeljet e tij. Por gjithashtu secili prej nesh që kandidon të jetë president do ta udhëheqë këtë vend pasi të marrë fund presidenca Trump, në një mënyrë ose një tjetër".

Senatorja nga Kalifornia, Kamala Harris tha se sheh një temë më të gjerë në seancat dëgjimore për shkarkimin e Presidentit Trump.

“Ekzistojnë qartësisht dy rregulla të ndryshme për dy grupe të ndryshme njerëzish në Amerikë. Njerëzit e fuqishëm, të cilët me arrogancën e tyre mendojnë se mund të bëjnë çdo gjë dhe të mos ndëshkohen, dhe pastaj të gjithë të tjerët".

Demokratët u përplasën gjithashtu rreth propozimeve për reformën e kujdesit shëndetësor, i cili është bërë një pikë ndarëse mes liberalëve si Warren dhe Sanders dhe moderatorëve si Biden, Buttigieg dhe Klobuchar.

Demokratët zhvillojnë debatin e tyre të ardhshëm në dhjetor në Los Angeles.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...