“Ishte grusht shteti, pikë!” – Kandidatja demokrate i kërkon SHBA-së të mos përzihet në Bolivi

Premte, 22 November 2019 17:36

Kandidatja presidenciale demokrate, Tulsi Gabbard, ka deklaruar se ajo që ndodhi me ndërrimin e pushtetit në Bolivi ishte grusht shteti dhe SHBA-ja nuk duhet të ndërhynte në të.

‘Ajo që ndodhi në Bolivi është një grusht shteti, pikë’ – shkroi Gabbard në ‘Twitter’, duke paralajmëruar kundër asaj se askush i përfshirë nuk do merrrej në mbrojtje për ata nga Uashingtoni që duan të ndërhyjnë.

‘Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera nuk duhet të ndërhyjnë në atë që do populli bolivian për vetëvendosje dhe të drejtë për të zgjedhur qeverinë e tyre,’ argumentoi ajo.

Fjalët e Gabbard vijnë ditë pasi një demokrat tjetër i nivelit të lartë, kandidati Bernie Sanders, përdori të njëjtin fjalor kur komentoi trazirat e Bolivisë.

‘Kur ushtria ndërhyri dhe i kërkoi presidentit Evo Morales të linte vendin, sipas mendimit tim, ky quhet një grusht shteti,’ shkroi ai në ‘Twitter’.

Morales, një president indigjen dhe një veteran i së majtës së Amerikës Latine, kërkoi një mandat të katërt presidencial në fillim të tetorit, por u përball me rezistencën nga opozita që pretendonte se zgjedhjet ishin të manipuluara.

Ai u detyrua të jepte dorëheqjen në fillim të këtij muaji nën presionin e forcave ushtarake dhe e djathta e Bolivisë dhe kërkoi azil politik në Meksikë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...