Irani kërcënon shtetet fqinje nëse nxisin trazira

Hënë, 25 November 2019 08:56

Zëvendëspresidenti iranian, Eshaq Jahangiri ka paralajmëruar shtetet fqinje se “nuk do ta kenë jetën e lehtë” nëse konstatohet se ata kanë dorë në trazirat që tronditën Iranin javën e kaluar dhe nxitën protesta në mbarë vendin.

Zyrtarët kanë thënë se protestat, të cilat janë mbajtur në mbi 100 qytete iraniane, erdhën pas njoftimeve për racionimin e naftës dhe rritjen e çmimeve më 15 nëntor.

Teherani ka fajësuar armiqtë e huaj, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Arabinë Saudite dhe Izraelin për protestat, që kanë qenë ndër më të dhunshmet në Iran në dekadën e fundit.

“Disa shtete në rajon duhet ta dinë se nuk do ta kenë jetën e lehtë në këtë rajon, nëse konstatohet se ata kanë intervenuar në nxitjen e trazirave në Iran”, citohet të ketë thënë Jahangiri.

Arabia Saudite dhe Izraeli kanë mbështetur masat e vendosura nga Uashingtoni, që prej se presidenti amerikan, Donald Trump tërhoqi vendin e tij nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, ndërmjet Teheranit dhe fuqive botërore.

Kombet e Bashkuara dhe grupe të tjera kanë thënë se dhjetëra protestues janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur gjatë kësaj jave në Iran. Po ashtu, dhjetëra protestues gjenden në burg, njofton REL.

Amnesty International tha se në protesta janë vrarë 115 persona. Irani ka thënë se ka arrestuar pothuajse 100 “liderë” të protestave.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...