Europoli kufizon shpërndarjen e propagandës online të IS-it

Hënë, 25 November 2019 21:24

Një spastrim masiv i llogarive të grupit militant, Shteti Islamik (IS) në platformën Telegram, hapësirën e vetme online të përdorur nga ky grup, ka rezultuar me ulje të konsiderueshme të shpërndarjes së propagandës të këtij rrjeti.

Agjencia e Bashkimit Evropian për krime, Europol ka thënë përmes një deklarate se përqendrimi dhe veprimi ka nënkuptuar që aktorët kyçë brenda IS-it “janë larguar nga platforma”.

Në deklaratë nuk janë dhënë shifra, mirëpo vetë Telegrami ka thënë se 2,096 “llogari terroriste” janë larguar më 22 nëntor dhe 2,959 llogari tjera një ditë më vonë.

Megjithatë ky numër ka qenë më i vogël sipas Telegramit në krahasim me aksionet që janë ndërmarrë më 2018, kur 3,276 llogari janë deaktivizuar brenda ditës, shkruan Rel.

Europoli nuk ka pretenduar të ketë qenë i përfshirë në këtë aksion.

Kjo agjenci ka thënë të ketë bashkëpunuar në pamundësimin e shpërndarjes së propagandës online nga ana e IS-it në prill të vitit 2018.

Mirëpo duket se ndikimi këtë herë ka qenë shumë më i madh, meqë është thënë të jenë shënjestruar rrjetet e lidhura me IS-in siç është Agjencia e lajmeve Nashir, e cila publikon propagandën zyrtare të grupit.

Ky aksion ka prekur edhe llogaritë që kanë treguar mbështetje për al-Kaidën dhe figura tjera xhihadiste në këtë platformë.

Pavarësisht aksionit në fjalë, militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik kanë qenë në gjendje që të lëshojnë deklarata të reja, mirëpo shpërndarja është kufizuar dukshëm.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...