Tgcom: Tërmet mbrëmë në Itali në “100-vjetorin e tërmetit që shkatërroi Mugello-n në 1919″!

Hënë, 09 December 2019 09:10

Edhe Italia pëson goditje tërmeti. Në Durrës sipas IGJEUM po vijnë duke e ulur intensitetin, drejt normalitetit, kurse në Itali lajmërohet për një tërmet.

Një seri tërmetesh, me magnitudë 4,5 gradë u regjistruan në Mugello në Scarperia dhe San Piero, në provincën e Firences. Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë tha së lëkundjet ndodhën në një thellësi prej 9 kilometrash. Dëme janë raportuar në disa ndërtesa në komunat e zonës. Në Borgo San Lorenzo shkollat u mbyllën.

Shkollat u mbyllën gjithashtu në Barberino del Mugello, Scarperia, Vernio, Marradi dhe Viçhio, duke përfshirë edhe çerdhet komunale.

Ndërkohë, për të lejuar kontrollet teknike në sigurinë e linjave, trafiku hekurudhor në nyjen e Firences u pezullua. Trenat me shpejtësi të lartë midis Firences dhe Bolonjës janë gjithashtu të bllokuara, përveç trafikut rajonal.

Shumë njerëz që lanë shtëpitë dhe dolën në rrugë u strehuan në makina për t’u mbrojtur nga shiu. “Tronditja me madhësi 4,5 ishte me të vërtetë e frikshme,” tha kryetari i Skarperia San Piero, Federico Ignesti.

“Tronditja ishte mjaft e gjatë, sidomos të parat, objektet në një supermarket kanë rënë përtokë,” tha Filippo Carlà Campa, kryetari i komunës së Viçhio-. Në zonë këtë vit shënohet 100 vjetori i tërmetit që shkatërroi Mugello-n në 1919″./tgcom

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...