Lavrov do të takohet me Presidentin Trump

Hënë, 09 December 2019 18:26

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të takohet të martën me Presidentin Donald Trump gjatë bisedimeve të tij në Uashington me homologun amerikan Mike Pompeo, sipas një njoftimi të agjencisë së lajmeve Interfax që citonte një burim të ministrisë së jashtme ruse.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë sinjalizuan se kontrolli i armëve do të kryesojë rendin e ditës, së bashku me diskutimet që synojnë zbutjen e mosmarrëveshjeve midis Uashingtonit dhe Moskës për Sirinë dhe Ukrainën.

Ideja për bisedime duket se ishte hedhur nga Presidenti rus Vladimir Putin javën e kaluar, kur ai tha se Moska dëshironte të zgjaste pa asnjë kusht deri në fund të këtij viti traktatin e ri për kontrollin e armëve bërthamore START.

Në samitin e fundit të NATO-s në Londër, Presidenti Donald Trump tha se ishte në dijeni të dëshirës së Moskës për "të arritur një marrëveshje" për kontrollin e armëve, por nuk dha hollësi. Presidenti Trump sugjeroi gjithashtu që negociatat mes SHBA dhe Rusisë të përfshinin në një të ardhme edhe Kinën, një fuqi bërthamore në rritje, por që nuk është palë e marrëveshjeve bërthamore të Luftës së Ftohtë. VOA

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...