U përfol si aktiviste, dalin në dritë financimet e Greta Thunberg

E Enjte, 12 December 2019 18:41

Greta Thunberg, në më pak se një vit është bërë ikonë globale kundër ndryshimit të klimës. Por sipas hulumtimit të “The Sunday Times” rezulton se suksesi i madh i saj është nxitur dhe promovuar nga lobet e mëdha dhe ndërmarrjet e energjisë së gjelbër që do ta përdornin 16-vjeçaren si një shtizë për të “lehtësuar kalimin në korporatizëm”.

Greta Thunberg u bë e njohur me grevën e saj të famshme shkollore para Parlamentit të Suedisë, në gusht të vitit të kaluar. Më pas Ingmar Rentzhog postoi një fotografi të vajzës në faqen e tij në ‘Facebook’ dhe po atë pasdite gazeta me qarkullimin më të madh në vend, “Dagens Nyheter”, botoi rrëfimin e Gretës.

Gazeta britanike bën lidhjen e adoleshentes me manjatin, Ingmar Rentzhog, presidentin e “Think Tank” (laborator idesh dhe kërkimesh). Në këtë laborator janë anëtarë politikanë suedezë socialdemokratë me drejtuesit e kompanive të mëdha të energjisë në vend.

Kush fshihen pas Greta Thunberg?

Prindërit e Gretës kanë një marrëveshje me Rentzhog, por përpiqen ta mbajnë atë të fshehtë.

Arsyeja pse prindërit e saj kanë mohuar gjithmonë se ekziston një bashkëpunim me Rentzhog është sepse: themeluesi i platformës “Ne nuk kemi kohë” është gjithashtu presidenti i Global Utmaning (i njohur më mirë si Global Challenge), ku përfshihen liderët, drejtuesit e kompanive të energjisë dhe madje edhe politikanët. Për familjen Thunberg, është e rëndësishme që imazhi i tyre të mos dëmtohet nga interesat e palëve të treta.

Themeluesi i Global Challenge është Kristina Persson , ish-anëtare e Partisë Social Demokratike dhe ministre e qeverisë Suedeze midis 2014 dhe 2016. Anëtarët e tjerë të “Think Tank” janë: David Olsson, anëtar i Svenska Bostadsfonden, një nga fondet më të mëdha të pasurive të patundshme të Suedisë, që i përket Bordit Rentzhog; Gustav Stenbeck , familja e të cilit kontrollon kompaninë suedeze të investimeve Kinnevik.

Bordi gjithashtu përfshin Petter Skogar, president i KFO, shoqata më e madhe e punëdhënësve në Suedi, dhe Anders Wijkman, ish-president i Klubit të Romës dhe anëtar i Parlamentit Evropian midis 1999 dhe 2009.

Një tjetër anëtar i shquar është Nystedt Ringborg, këshilltar në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë dhe ish-nënkryetar i korporatës shumëkombëshe zvicerane-suedeze ABB që operon në fusha të robotikës dhe energjisë, ndër të tjera.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...