Budapesti është ‘ankuar’ lidhur me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë duke thënë se ka humbur miliarda dollarë, tha ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto.
Ai tha se pasi ishin vendosur sanksionet, Hungaria ka humbur më shumë se 8.5 miliardë dollarë.
‘Rusia ishte partneri ynë i dytë më i madh tregtar para sanksioneve. Sigurisht, kemi humbur shumë mundësi eksporti,’ shtoi Szijjarto.
Hungaria kurrë nuk ka shkelur unanimitetin evropian mbi sanksionet dhe nuk do ta bëjë këtë në të ardhmen, tha ai.
‘Edhe pse ne gjithmonë promovojmë dialog të ndershëm, sanksionet e ndërlikojnë ndjeshëm punën tonë nga këndvështrimi politik dhe ekonomik.’
BE vendosi sanksione ekonomike kundër Rusisë në vitin 2014, duke akuzuar Moskën për përfshirje në konfliktin në Ukrainën lindore. Rusia u përgjigj me masa hakmarrëse pak më vonë.