Zgjedhjet e 2020-s dhe procesi për shkarkimin e Presidentit Trump

Hënë, 23 December 2019 18:58

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, hyri në histori këtë muaj kur Dhoma e Përfaqësuesve votoi ngritjen e akuzave ndaj tij nën dyshimet se i bëri presion Ukrainës të hetojë rivalin politik të tij, Joe Biden. Senati me shumicë republikane pritet ta shfajësojë presidentin gjatë një procesi gjyqësor në fillimin e vitit të ri. Sidoqoftë, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Jim Malone, pasojat politike nga ky proces dramatik do të jenë faktor edhe për zgjedhjet presidenciale të 2020-tës.

Në kohëra të vështira, Presidenti Trump mund të mbështetet gjithnjë tek pritja e ngrohtë e bazës së tij politike. Edhe ndërsa Dhoma e Përfaqësuesve votonte për të ngritur akuza ndaj tij, Presidenti Trump kritikoi demokratët gjatë një tubimi në shtetin Miçigan.

“Juve jeni ata që ndërhyni në zgjedhjet e Amerikës. Ju po sabotoni demokracinë e Amerikës. Ne nuk bëmë asgjë të gabuar. Ky ishte vetëm justifikimi”, tha Presidenti Trump.

Ligjvënësit demokratë thonë se ngritën akuza ndaj Presidentit Trump për shkak të përpjekjeve të tij për të marrë ndihmën e Ukrainës për rizgjedhjen në 2020-tën.

“Këto akuza shtrojnë pyetjen nëse jemi ende republikë ligjesh, siç e dëshironin themeluesit, apo nëse do të pranojmë që një person do të jetë mbi ligjin”, tha Ligjvënësi demokrat Steny Hoyer.

Shanset e Presidentit janë shumë më të mira në Senat ku republikanët pritet ta shfajësojnë në një proces gjyqësor.

“Kjo Dhomë e Përfaqësuesve ka lejuar që zemërimi partiak ndaj këtij presidenti të krijojë një precedent të ri toksik që do të përsëritet në të ardhmen”, tha Senatori Mitch McConnell, udhëheqës i shumicës republikane në Senat.

Udhëheqësi i pakicës demokrate thotë se partia e tij do të jetë në favor të akuzave.

“Nuk kam dyshim se po t’i themi Presidentit se mund t’i shpëtojë ekzaminimit për këtë rast, ai do ta bëjë sërish dhe sërish”, tha Senatori Chuck Schumer.

Demokratët dhe republikanët mendojnë se procesi i shkarkimit do të luajë rol për zgjedhjet presidenciale të 2020-tës.

“Është një e panjohur e madhe. Të dyja partitë mendojnë se mund ta kthejnë në favor të tyre dhe privatisht të dyja partitë e pranojnë se mund t’ju kthehet kundër. Nuk jemi gjendur më parë në një situatë kur kemi një proces shkarkimi dhe kur presidenti i akuzuar të jetë gjithashtu kandidat për t’u rizgjedhur”, thotë Julia Pace, e agjensisë së lajmeve Associated Press.

Saga e shkarkimit e ka konsumuar Uashingtonin gjatë muajve të fundit.

Por, votuesit kanë memorie të shkurtër, paralajmëron eksperti Larry Sabato, i Universitetit të Vixhinias.

“Deri në nëntor, kjo do të ketë shumë më pak domethënie nga ç’mendojnë njerëzit. Do të jetë si një diçka e mbetur në përjetësi. Në fakt debate të tjera, çështje të tjera, dy kandidatë – një demokrat dhe një republikan, do të dominojnë zgjedhjet. Jo procesi i shkarkimit”, thotë zoti Sabato.

Anketimet tregojnë se vendi vazhdon të jetë i ndarë për shkarkimin. Procesi i zgjatur në Dhomën e Përfaqësuesve nuk arriti ta ndryshojë këtë dinamikë, thotë analistja Capri Cafaro.

“Mendoj se procesi i shkarkimit nuk ka patur ndonjë ndikim domethënës për të ndryshuar mendjet e njerëzve. Mendoj se i ka konsoliduar kampet”, thotë zonja Cafaro.

Me fillimin e vitit të ri, Senati pritet të shqyrtojë nëse Presidenti Trump duhet të vazhdojë në detyrë. Por verdikti përfundimtar duket se do të jepet nga votuesit amerikanë nëntorin që vjen.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...