Pesë të dënuar me vdekje për vrasjen e Jamal Khashoggit

Hënë, 23 December 2019 19:01

Arabia Saudite dënoi të hënën pesë veta me vdekje dhe tre të tjerë me gjithsej 24 vjet heqje lirie lidhur me vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, në Stamboll i tetor të vitit të kaluar.

Zëvendës Prokurori Publik saudit, Shalaan al-Shalaan, duke lexuar vendimin tha se gjykata hodhi poshtë akuzat kundër tre nga 11 personat sa ishin në procesin gjyqësor, duke i shpallur ata të pafajshëm.

Jamal Khashoggi një kritik i Princit të Kurorës saudite, Mohammed bin Salman, sundimtari de fakto i mbretërisë, u pa për herë të fundit në konsullatën Saudite në Stamboll më 2 tetor të vitit 2018, ku ai kishte shkuar për të marrë disa dokumente para dasmës së tij. Trupi i tij u copëtua e u zhduk dhe eshtrat e tij nuk janë gjetur.

Vrasja shkaktoi një reagim botëror duke prishur imazhin e princit të kurorës. CIA dhe disa qeveri perëndimore kanë thënë se besojnë që princi Mohamed urdhëroi vrasjen, por zyrtarët sauditë thonë se ai nuk kishte të bënte me të. Njëmbëdhjetë të dyshuar sauditë u gjykuan në një proces të fshehtë në Riad.

Gjykata penale e Riadit, shqiptoi dënimin me vdekje për pesë persona emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur ende, "për kryerjen dhe pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në vrasje" e gazetarit.

Tre veta u dënuan me burg me kohëzgjatje prej 24 vjetësh gjithsej "për rolin e tyre në mbulimin e këtij krimi dhe shkeljen e ligjit".

Prokurori Shalaan shtoi se hetimet vërtetuan që nuk kishte "armiqësi paraprake" midis të dënuarve dhe gazetarit Khashoggi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...