Kreu i opozitës në Maqedoni, Mickoski flet për ‘mini-schengenin’ dhe zgjedhjet e 12 prillit

E Enjte, 26 December 2019 14:40

“Nëse synohet që përmes “mini-schengenit” të zgjidhet problem politik i Kosovës është në rregull. Gjithçka tjetër është ofenduese. Mirëpo realisht – de jure mbase po, por de fakto, unë nuk shikoj si kufizohen Serbia e Shqipëria për të pasur qarkullim të shpejtë e pa pengesa të mallrave, shërbimeve e të tjera. Këtë me të vërtetë nuk e kam të qartë. Sikur të kishte kufi mes këtyre shteteve mund të thonim se ekziston. Atje ka një realitet të ri të quajtur Kosovë që nuk është pjesë e këtij “Mini Shengeni””.

Kështu ka thënë kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, në lidhje me iniciativën për “mini-schengenin” ballkanik.

Në një intervistë për “TVKlan” Maqedoni, Mickoski ka folur edhe për zgjedhjet e parakohshme, të cilat pritet të mbahen më 12 prill, ndërsa u shpreh se ato do të mbahen.

Ai ka komentuar edhe gjetjet e anketës së fundit të Qendrës Maqedonase për Politikë Ndërkombëtare sipas së cilës, shumica e qytetarëve të anketuar çmojnë se qeveria e tanishme nuk i ka përmbushur shpresat e tyre ndaj nuk e meriton të rizgjidhet në muajin prill. Por ata, po ashtu, kanë treguar se edhe opozita aktuale nuk e meriton t’i prijë qeverisë së ardhshme.

 

“Ky është një depresion i përgjithshëm që e ka mbërthyer shoqërinë dhe me të vërtetë ky është realiteti. E dini, simboli për politikanin në shoqërinë tonë është ‘ja erdhi të gënjejë që ne ta votojmë, të bëhet funksionar dhe të vjedh’. Unë dua të dëshmojë se jam njeri tjetër dhe nuk jam i këtillë”, tha Mickoski./Telegrafi/

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...