Forcat e policisë në Mbretërinë e Bashkuar kanë shpenzuar mbi një milion stërlina për të blerë makina elektrike që nuk janë në gjendje të ndjekin kriminelët ose të kryejnë shërbime urgjente sepse automjetet eko-miqësore janë shumë të ngadalta dhe kërkojnë shumë kohë për t’u ngarkuar.
Policia në Mbretërinë e Bashkuar ka shpenzuar 1.49 milionë stërlina për 448 vetura e furgona elektrike.
Raportet zyrtare të policisë pranojnë se veturat me bateri janë të paafta për të përmbushur detyrat e policisë siç janë ndjekja e kriminelëve ose trajtimi i situatave të reagimit emergjent pasi shpesh nuk kanë energjinë e duhur.
Automjetet përdoren pothuajse ekskluzivisht në situata jo-emergjente ose për të transportuar shefat e policisë në vendin e punës, raporton ‘Daily Mail’.