Ish kryeministri kroat Sanader dënohet me 6 vjet burg

Hënë, 30 December 2019 19:29

Një gjykatë kroate dënoi të hënën nën akuzat për korrupsion dhe rryshfet ish kryeministrin e vendit Ivo Sanader dhe kreun e grupit energjetik hungarez MOL, Zsolt Hernadi, një çështje që nisi rreth një dekadë më parë.

Gjykata e Qarkut të Zagrebit e dënoi ish kryeministrin kroat me gjashtë vjet burg, ndërsa Drejtorin e Përgjithshëm të MOL-it me dy vjet.

Gjykata tha se Hernadi pranoi t’i paguante ish-kryeministrit Sanader 10 milion euro për t'i mundësuar grupit MOL të fitonte kontrollin e firmës kroate të naftës dhe gazit INA.

Në Hungari, grupi MOL shprehu "zhgënjim" ndaj vendimit dhe mohoi të ishte bërë ndonjë shkelje. Grupi tha se Hernadi gëzon mbështetjen e plotë të kompanisë.

Si Hernadi ashtu edhe Sanader i kanë mohuar akuzat dhe nuk ishin të pranishëm në sallën e gjyqit. Hungaria në të kaluarën nuk e ka përfillur një urdhër arresti të lëshuar nga Kroacia.

Sanader është përballur me disa akuza për korrupsion për kohën kur ka qenë në postin e kryeministrit nga viti 2003 deri në 2009.

Vendimi i së hënës mund të apelohet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...