DW: Trump riskon luftë në Lindjen e Mesme. Presidenti amerikan: Nuk dua Luftë!

Saturday, 04 Janar 2020 20:41

Nga DW/

Me vrasjen e gjeneralit iranian Soleimani presidenti i SHBA-së, Donald Trump riskon shpërthimin e dhunës së pakontrolluar në rajon. Po ashtu ai dobëson forcat demokratike në Iran dhe në rajon, mendon Rainer Sollich.

 

Pas vrasjes së krye-gjeneralit iranian, Ghassem Soleimani në Bagdad nga një sulm i papritur me dron i SHBA-së të gjitha shenjat flasin për një përshkallëzim të mëtejshëm. Gjendja është mjaft e rrezikshme. Betimet për hakmarrje të regjimit të Teheranit dhe aleatëve të tij tashmë janë artikuluar, aksionet e dhunës janë të pritshme – situata shumë shpejt mund të dalë jashtë kontrollit.

Aleatët e SHBA-së si Izraeli dhe Arabia Saudite, por edhe Libani e në radhë të parë Iraku do të ndjejnë pasoja të rënda. Duke nisur që nga sulmet e përgjakshme ndaj personave, shesheve apo institucioneve e deri tek sulmet ndaj çisternave apo linjave gaz e naftësjellëse e po ashtu nuk përjashtohen as sulme me predha ndaj aleatëve të SHBA-së, sepse Teherani vrasjen e Soleimanit mund ta konsiderojë vetëm si poshtërim dhe një shpallje faktike të luftës. Teherani as që mund ta përballojë për arsye të politikës së brendshme që ta lerë pa iu kundërpërgjigjur këtij veprimi.

Irani mundet, por jo detyrimisht duhet të aktivizohet vet ushtarakisht. Ai posedon – jo vetëm falë aktiviteteve ushtarake dhe të shërbimeve sekrete të Soleimanit vitete e kaluara – një rrjet mirëfunksionues mes grupeve të ndihmës të armatosrua mirë në rajon: nisur që nga milicët pro-iranianë në Irak e Siri e deri tek Hisbollahu libanaz e rebelët Huthi në Jemen, që prej kohësh ndodhen në konfrontimin e drejtpërdrejtë me rivalin e Iranit, Arabinë Saudite e po ashtu armik i shpallur i Izraelit si dhe me SHBA-në.

Vrasja ishte një gabim politik

Me Soleimanin u hoq qafe koka drejtuese operative e pushtetit dhe politikës iraniane të ekspansionit në rajon. E për ta thënë në mënyrë neutrale, është më shumë se sa vetëm e habitshme, që regjimi në Teheran gjeneralin e tij më të rëndësishem për botën e jashtme nuk mundi ta mbrojë nga një sulm i tillë. Por edhe në Lindjen e Afërt dhe të Mesme askush nuk është i pazëvendësueshëm, as edhe Ghassem Soleimani si shef i brigadave Al-Kuds: rrjeti i ndërtuar prej tij nga Irani i milicëve besnikë në rajon mund të mbetet i aftë për veprim dhe i rrezikshëm edhe pa të, një pasues i gjeneralit ndërkohë është caktuar.

Trump i jep mundësi Teheranit

Soleimani ka merita ushtarake në luftën kundër “Shtetit Islamik” (IS) në Irak dhe në siri. Por ai ishte dora e zgjatur e regjimit, që mbështet terrorin dhe sundimin me dhunë brutale. Nuk ka arsye të të vijë keq për këtë njeri – megjithatë vrasja e tij politikisht ishte një gabim. Donald Trump si president i SHBA-së dhe kryekomandant i forcave të armatosura të SHBA-së me këtë jo vetëm rrezikon luftë në të gjithë rajonin, prej nga ai gjoja do t’i tërheqë trupat e vendit të tij. Por ai riskon edhe krijimin e një efekti solidariteti anti-amerikan e anti-perëndimor në rajon. Kjo rrezikon tani edhe lëvizjet demokratike të protestës në Irak, në Liban dhe po ashtu edhe në Iran, ku mund të shuhen protestat politike, që direkt ose indirekt drejtohen edhe kundër qeverisë në Teheran. Nëse ndodh kështu atëherë është pikërisht Trumpi u ka shërbyer direkt interesave të Teheranit.

Donald Trump: Ne nuk duam luftë

Pas vrasjes së gjeneralit iranian, Soleimani, në botë është rritur shqetësimi për rrezikun e një lufte të re të Gjirit. Presidenti Trump përpiqet të qetësojë, por nga ana tjetër forcon prezencën ushtarake në Irak.

USA Präsident Donald Trump in in Palm Beach (picture-alliance/AP Photo/E. Vucci)

Pas vrasjes së kryegjeneralit iranian, Ghasem Soleimani në një sulm amerikan me drone, presidenti amerikan, Donald Trump siguron, se ai nuk dëshiron një luftë të re me Teheranin. „Ne kemi negociuar për ta ndalur luftën”, tha Trump para gazetarëve në Florida. „Ne nuk kemi negociuar për të filluar luftën.” SHBA dëshiron paqen, partneritetin dhe miqësinë me vendet e tjera. Uashingtoni nuk synon ndryshimin e regjimit në Iran. Por SHBA bën gjithçka për të mbrojtur diplomatët, ushtarët dhe qytetarët e vet. „Jam i gatshëm dhe i përgatitur për të marrë të gjitha masat e nevojshme, e kjo në veçanti lidhet me Iranin”, tha Trump. Sipas presidentit amerikan, Soleimani ka qenë në mbarë botën „terroristi Nr.1″ dhe ka punuar për plane „të errëta” sulmesh kundër objektivave amerikane. „Ne e zumë atë në flagrancë dhe e eliminuam”, tha presidenti amerikan.

Iran Proteste gegen Tötung von General Kassem Soleimani (Imago Images/Xinhua/A. Halabisaz)

Arkitekti i rritjes së influencës së Teheranit

Komandanti i brigadave famëkeqe Al-Kuds të Gardave të Revolucionit u vra natën e së premtes në një sulm amerikan me drone, jo larg aeroportit të Bagdadit. 62 vjeçari konsiderohej si figura më e fuqishme pas kreut klerikal Ayatollah Khamenei dhe si arkitekti i rritjes së influencës ushtarake të Iranit në Lindjen e Afërt. Khamenei e kërcënoi Uashingtonin me „hakmarrje të madhe”. Ministri i Jashtëm, Mohamad Dshavad Sarif e konsideroi vrasjen e Soleimanit „një shkallëzim idiot” „dhe ekstremisht të rrezikshëm”. Dhjetëra mijëra vetë në Teheran morën pjesë pas faljes të së premtes në mitingje kundër SHBA. Të shtunën mijëra vetë në Bagdad morën pjesë në një ceremoni mortore pas vrasjes së Soleimanit. Varrimi i iranianëve të vrarë zhvillohet në mbrëmje, kurse ai i Soleimanit të martën në qytetin e lindjes, Kerman.

Paralajmërime nga bota

Në mbarë botën është rritur shqetësimi për një shkallëzim të ri të situatës në Lindjen e Afërt pas sulmit amerikan. Kreu i Kombeve të Bashkuara, António Guterres u bëri thirrjeve krerëve botërore për „vetëpërmbajtje maksimale”, dhe theksoi se bota „nuk mund t’ia lejojë vetes një luftë të re në Gjirin Persik.” I ngarkuari i BE për politikën e Jashtme, Josep Borrell tha se duhet ndalur „spiralja e dhunës” në Irak, „para se të dalë nga kontrolli.” Edhe ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas (SPD) paralajmëroi nga një ashpërsim i tensioneve në Lindjen e Afërt. „Operacioni ushtarak i SHBA pason pas një serie provokimesh të rrezikshme të Iranit. Por përmes këtij aksioni nuk është bërë më e lehtë ulja e tensioneve”, shkroi Maas në Twitter. Tani duhet ndalur një shkallëzim i mëtejshëm që „e ndez zjarrin në të gjithë rajonin.”

Iran Teheran | Demonstration nach Dronenattacke gegen Qassem Soleimani (Reuters/WANA/N. Tabatabaee)

Bundeswehr ndal trajnimin në Irak

Bundeswehr, ushtria gjermane për shkak të zhvillimeve në rajon ka ndalur trajnimin e forcave kurde të sigurisë dhe atyre të qeverisë qendrore në Irak. Një vendim i tillë në shtabin qendror të koalicionit ndërkombëtar në luftë kundër IS-it, të ashtuquajturit Shteti Islamik, është marrë për të mbrojtur forcat tona, bëri të ditur komandoja e misionit të Bundeswehrit për Komisionin e Mbrojtjes në Bundestag. Më parë në Irakun qendror ishin forcuar masat e sigurisë. Shtabi qendror i koalicionit kufizoi lëvizjet në terren dhe në ajër. Në kontigjentin gjerman në misionin ndërkombëtar kundër IS-it ndodhen 415 burra dhe gra.

Të shtunën në mëngjes, ushtria amerikane, sipas një raporti të televizionit shtetëror iranina sulmoi një objektiv tjetër të milicëve Hashed Al-Shaabi në Irak. Operacioni ushtarak në veri të Bagdadit drejtohej sipas të dhënave kundër një komandanti të grupimeve proiraniane. Por po të shtunën SHBA e kanë hedhur poshtë lajmin, se ka pasur një sulm të ri. “Nuk ka pasur asnjë sulm të SHBA apo aleancës”, tha zëdhënësi i koalionit kundër IS-it, i drejtuar nga SHBA, Myles Caggins për agjencin e lajmeve, AFP.

SHBA e pakënaqur me europianët pas vrasjes së Soleimanit

Pas sulmit në Irak kundër gjeneralit iranian, Kasem Soleimani, SHBA duket e zhgënjyer nga qëndrimi i europianëve. Ndërkohë Brigadat Al-Kuds paralajmërojnë hakmarrje e nuk përjashtojnë as sulme në Ngushticën e Hormuzit.

Irak Bagdad Trauermarsch für Kassem Soleimani und Abu Mahdi al-Muhandis (Reuters/W. al-Okili)

Mijëra irakianë demonstruan të shtunën kundër SHBA në një ceremoni mortore për gjeneralin e vrarë, Kasem Soleimani duke kërkuar hakmarrje me thirrje „vdekje Amerikës”. Me arkivolin e gjeneralit të vrarë ata kaluan nëpër kryeqytetin e Bagdadit duke lëshuar thirrje urrejtjeje kundër SHBA-së. Soleimani u vra me drone amerikane në Irak, dhe njihej si drejtuesi i brigadave famëkeqe Al Kuds dhe këshilltar i afërt i liderit suprem fetar të Iranit, Ajatollah Khamenei. Irani ka shpallur se do të ketë hakmarrje masive. Edhe Gardat e Revolucionit, pjesë e të cilave ishin Brigadat Al-Kuds kanë kërcënuar se do të hakmerren kundër SHBA dhe nuk përjashtojnë sulmet në Ngushticën e Hormuzit.

Irani do t’i ndëshkojë amerikanët, ku të jenë, tha komandanti i njësive elitë në provincën Kerman, gjenerali Golamali Abuhamseh të shtunën për agjencinë Tasnim. „Ngushtica e Hormuzit është një pikë e rëndësishme për perëndimin dhe shumë shkatërrues amerikanë dhe anije lufte e kalojnë atë”, tha Abuhamseh.

Pompeo kritik ndaj vendeve europiane

Ndërkohë Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo kritikoi mbështetjen e europianëve pas vrasjes së gjeneralit iranian, Kasem Soleimani nga SHBA. Pompeo tha të premten për televizionin Fox News, se aleatët europianë „nuk ishin aq ndihmues”, sa kishte shpresuar ai.

USA | Mike Pompeo Pressekonferenz in Washington ( Getty Images/AFP/S. Loeb)Mike Pompeo

Vrasja e Soleimanit në Irak u urdhërua nga presidenti Trump dhe u përshëndet nga republikanët dhe Izraeli. Kurse krerë të tjerë shtetesh dhe qeverish perëndimore paralajmëruan nga shkallëzimi i gjendjes në Lindjen e Afërt. Pas bisedimeve me aleatët në rajon dhe Europë, Pompeo tha se britanikët, francezët, gjermanët duhet të kuptojnë, se „ajo që kanë bërë amerikanët ka shpëtuar jetë njerëzish edhe në Europë.” Kurse bisedimet me partnerët tanë në rajon kanë qenë „të gjitha fantastike”, shtoi Pompeo, i cili e quajti sulmin „një gjë të mirë për të gjithë botën”.

Bundeswehr im Irak (picture-alliance/dpa/M. Kappeler)Bundeswehri gjerman si edhe NATO ndërprenë trajnimet në Irak

NATO ndërpret trajnimin e trupave irakiane

Pas vrasjes së gjeneralit të njohur iranian, Kasem Soleimani, për shkak të gjendjes së rrezikshme në rajon, NATO ka ndalur për momentin trajnimin e trupave irakiane. Zëdhënësi, Dylan White tha, se misioni megjithatë nuk do të ndërpritet. „Por aktivitetet e trajnimit janë ndalur përkohësisht.” NATO e vëzhgon gjendjen me kujdes, tha zëdhënësi. Siguria e personelit ka prioritet. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka biseduar me ministrin amerikan të Mbrojtjes, Mark Esper pas zhvillimeve të fundit në rajonin e Lindjes së Afërt.

Login to post comments