Kërcënoi SHBA pas vrasjes së gjeneralit iranian, arrestohet themeluesja e Fondacionit Islamik në Kosovë

Tuesday, 07 Janar 2020 18:36

Policia e Kosovës ka arrestuar sot gjatë ditës Ikballe Berisha – Huduti, e cila doli me një deklaratë publike kundër vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimanit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë për Telegrafin se arrestimin e Berisha-Hudutit e ka bërë Drejtoria Kundër Terrorizmit në Policinë e Kosovës.

Ikballe Berisha – Huduti përmes shkrimeve në rrjete sociale kishte kritikuar liderët që përkrahën sulmin e SHBA-së.

“Më datë 07.01.2020, Drejtoria Kundër Terrorizmit ne Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me PSRK-në dhe në bazë të urdhëresës nga organet kompetente te drejtësisë ka kryer bastisje ne lokacionin e të dyshuarës. E dyshuara është sjell për intervistim në Polici dhe me urdhër te prokurorit nga Prokuroria Speciale është dërguar në mbajtje për 48 (dyzet e tetë) orë, deri në vendim tjetër nga Gjykata kompetente”, konfirmoi Hoxha.

Ikballe Berisha – Huduti kishte shkruar në facebook se gjenerali i vrarë iranian nuk do të vdesë kurrë, madje disa nga postimet e bëra ajo kishte vendosur t’i largoj pas reagimeve të shumta në medie.

Ajo kishte shpërndarë edhe një artikull të BBC-së, ku shkruhej se hakmarrja për vrasjen e gjeneralit iranian pritet të ndodhë.

“Hakmarrja pritet. Një zinxhir veprimesh dhe hakmarrjeje mund të sjellë afrimin e të dy vendeve në një konfrontim të drejtpërdrejtë. E ardhmja e Uashingtonit në Irak mund të vihet në dyshim. Dhe strategjia e Presidentit Trump për rajonin – nëse ka një – do të testohet si kurrë më parë. Philip Gordon, i cili ishte koordinator i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme dhe Gjirin Persik në administratën e Obamës, e përshkroi vrasjen si pak më shumë se një ‘deklaratë lufte’ nga amerikanët kundër Iranit”, shkruante Berisha-Huduti, duke cituar BBC-në.

Huduti-Berisha është themeluese e një fondacioni fetar./ Telegraf

thttps://lapsi.al/wp-

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...