Tmerr në ajër/ Rrëzohet avioni me 176 pasagjerë në Iran, zyrtarët: S’ka të mbijetuar

E mërkurë, 08 Janar 2020 08:20

Tmerr ne ajer, kur një aeroplan ukrainas me 176 persona në bord u rrëzua pranë një aeroporti në Teheran.

Sipas BBC, nuk ka asnje shans per te gjetur te mbijetuar, ka njoftoi televizioni shtetëror.

Sipas raportimeve, avioni nga Ukraina, sapo ishte ngritur nga aeroporti ndërkombëtar Imam Khomeini dhe ishte drejtuar për në Kiev.avioni1

Nuk ka ende detaje se cfare e ka shkaktuar kete rrëzim katastrofik. Një ekip hetimi shkoi në vendin e rrëzimit në periferinë jugperëndimore të Teheranit dhe sot në mëngjes nisi punën për nxjerrjen e viktimave nga vendi i ngjarjes.

Të dhënat e fluturimit tregojnë se një avion ukrainas 737-800 që operohej nga Ukraine International Airlines u ngrit nga aeroporti të mërkurën në mëngjes dhe pothuajse menjëherë e ndali dërgimin e të dhënave, sipas faqes së internetit FlightRadar24.

Rrëzimi erdhi disa orë pasi Irani ndërmori një sulm me raketa balistike që kishin në shënjestër dy baza në Irak ku ishin stacionuar forca të SHBA, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e gjeneralit të Gardës Revolucionare Kasem Soleimani.

Mbetet ende e paqartë nëse incidenti është i lidhur me konfrontimin Iran-SHBA, raporton BBC.

Kreu i Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit u tha mediave shtetërore se ishte “e pamundur” që dikush të mbijetonte nga rrëzimi.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se po bëhen përpjekje për të zbardhur ngjarjen.

“Ngushëllimet e mia të sinqerta për të afërmit dhe miqtë e të gjithë pasagjerëve dhe ekuipazhit,” tha ai në një deklaratë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...