Tmerri në ajër/ Konfirmohet zyrtarisht, ja kush ishte brenda avionit të rrëzuar në Iran, asnjë i mbijetuar

E mërkurë, 08 Janar 2020 10:01

Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka dhënë detaje të reja rreth pasagjerëve në bordin e aeroplanit që u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti kryesor ndërkombëtar i Teherani, me destinacion Kievin.

 

Në mesin e pasagjerëve të aeroplanit ishin 82 iranianë, 63 kanadezë, 11 ukrainas (dy pasagjerë dhe nëntë persona pjesë e ekuipazhit), 10 persona suedezë, katër persona nga Afganistani, tre nga Gjermania dhe tre nga Mbretëria e Bashkuar.

Informacionet i ka konfirmuar gjithashtu edhe Këshilli Kombëtar i Sigurisë së Ukrainës, raporton The Guardian, duke thënë se 11 shtetas ukrainas vdiqën nga rrëzimi i një aeroplani ukrainas në Iran, përfshirë nëntë anëtarë të ekuipazhit.

Në një deklaratë urgjente, raporton Reuters, “Ukrainian International Airlines” tha se po pezullonte fluturimet për në Teheran të planifikuara per nje afat te pacaktuar dhe se avioni i rrëzuar kishte ditën e kontrollit të planifikuar të hënën.

Linja ajrore tha se po bënte gjithçka të mundshme për të zbuluar shkaqet e përplasjes dhe se po jepte të gjithë ndihmën e mundshme për të afërmit e viktimave.

Modifikuar më E mërkurë, 08 Janar 2020 10:03
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...