"Jemi të përgatitur për përgjigjen e Iranit në Lindjen e Mesme", Gjenerali Barbero: Mund të godasin në vende të tjera

E mërkurë, 08 Janar 2020 11:57

Gjenerali Michael Barbero, nën komandën e të cilit para disa vitesh në Irak kanë qenë dhe trupat shqiptare, pohoi në studion e A2 se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përgatitura për të përballuar çdo sulm të Iranit.

“Jemi të përgatitur për përgjigjen e Iranit në Lindjen e Mesme, por e dimë që Irani ka një rrjet të gjerë terrorist, kështu që goditja mund të vijë edhe në vende të tjera”, tha Barbero.

Nga ana tjetër, gjenerali nuk beson se Amerika do të ndërhyjë në Iran: “Nuk ka mbështetje për këtë në SHBA. Presidenti Trump ka deklaruar që nuk do të ketë luftë të pambarimtë dhe kjo do të ishte e tillë. Mendoj se jemi të përgatitur për të vazhduar politikën e presionit ndaj regjimit në Iran dhe do të mundohemi që me aktorë ndërmjetës t’i sjellim në tryezën e bisedimeve. Irani është burimi më i madh i destabilitetit në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut. Do të mbrojmë njerëzit tanë, por nuk e shikoj të mundshme përshkallëzimin e situatës”.

Qassem Soleimani, sipas tij, ishte më shumë se general, ndaj prej vitesh ishte shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara: “Soleimani ishte më shumë se gjeneral, kontrollonte politikën e Iranit jashtë kufijve. Kishte gisht në shumë vende ku kishte destabilitet. Ishte një përzierje mes ministrit të Jashtëm dhe Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

 SHBA e konsideronte Soleimanin një terrorist sepse ai kishte ideuar disa sulme në Gjirin Persik që u organizuan disa kohë më parë. Ishte në rrugë kur sulmuan ambasadën tonë në Bagdad. Ambasada është territor sovran dhe që në vitin 2007 Soleimani ishte përcaktuar si shënjestër për t’u vrarë ose për t’u kapur. Ka vrarë ose plagosur 700 ushtarë amerikanë me mjetet që dispononte në Irak. Pra, ky sulm mbi Soleimanin eliminoi një terrorist të njohur ndërkombëtar, i cili kishte gjak amerikan në duar”.

Ndërkohë, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu pohoi se ndër shënjestrat që mund të synojë Irani është edhe Shqipëria.

“Prezenca e opozitës iraniane këtu na kthen në target, por duke qenë vend i NATO-s dhe aleat i SHBA, jemi të mbrojtur”, tha Mediu.

Image

 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...