Sulmi i squllët/ Trump: Irani po zmbrapset, Obama ka faj...

E mërkurë, 08 Janar 2020 18:46

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Irani duket se po zmbrapset pasi sulmoi disa baza amerikane në Irak.

Trump tha se asnjë jetë nuk u humb nga sulmi. Sipas tij, bazat pësuan vetëm dëme të vogla.

Presidenti fajësoi paraardhësin e tij, Barack Obama duke thënë se ai ka furnizuar Iranin me para për të blerë raketat që u përdorën për të sulmuar bazat amerikane.

 

“Raketat e qëlluara mbrëmë ishin paguar me fondet në dispozicion nga administrata e kaluar,” tha ai, duke cituar 150 miliardë dollarë asete të ngrira, që u çliruan nga presidenti Obama. 1.5 miliardë shkuan nga SHBA drejt Teheranit.

 

Trump e nisi fjalën e tij duke lëshuar një ultimatum: Sa kohë të jem unë president i SHBA, Irani nuk do lejohet kurrë që të ketë  armë bërthamore.

Trump tha se sjellja e Teheranit është shkatërrimtare dhe destabilizuese. Sipas tij, durimi i Perëndimit po sos.

“Raketat tona janë të mëdha, të fuqishme, të sakta, fatale dhe të shpejta,” tha ai, duke shtuar se në ndërtim janë edhe shumë raketa hipersonike.

Në një mesazh drejtuar popullit iranian, ai tha se duhet një marrëveshje për ta bërë botën më të sigurt dhe paqësore.

“Ne duam që ju të keni një të ardhme të madhe,” tha ai.

Mediat raportojnë se sulmi iranian ishte i squllët dhe joefektiv qëllimisht.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...