ANKARA
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu lidhur me tërmetin që ndodhi në qytetin Elazığ të Turqisë.
Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike mësohet se Dendias i ka shprehur homologut të tij turk të shkuara lidhur me tërmetin.
Gjithashtu Dendias i ka thënë ministrit Çavuşoğlu se janë gatshëm për çdo ndihmë që mund t’i nevojitet Turqisë në këto momente tragjike të shkaktuara nga tërmeti.