‘Paralajmërimi profetik’ për tërmetin tragjik në Turqi. Çfarë shkruajti sizmologu grek disa orë para goditjes së fuqishme

Saturday, 25 Janar 2020 12:32

ërmeti shkatërrues në Turqi u paralajmërua nga sizmiologu grek Gerasimos Huliaras. Mëngjesin e së premtes në orën 8.20 me orën greke, rreth 12 orë para se lëkundjet të shkatërronin disa zona në lindje të Turqisë sizmiologu, i cili vazhdimisht ndan me ndjekësit postime për sizmiologjinë, kishte shkruar:

“Sipas metodës së Varotsos 2006, studiova statistikat e rrezikshmërisë sizmike aktuale, që tregojnë 86.7% rezik për lëkundje sizmike akoma më të fuqishme sesa tërmeti 5.6 rihter, të mërkurën në Izmir. Sepse ka një boshllëk sizmik nga viti 1970, kur kishim tërmetin e fundit 6.9 Rihter”.

Sizmologu grek iu bën thirrje autoriteteve turke të tregohen të vëmendshme, duke u referuar në statistikat shkencore dhe të dhënat i ka publikuar edhe në gjuhën angleze. Ai postoi edhe hartën me pikat e kuqe që sipas tij janë zonat e rrezikuara ku përfshiheshin edhe zonat e prekura nga tërmeti i së premtes.

Paralajmerimi i sizmiologut grek u përhap me shpejtësi në media, dhe nuk u desh shumë kohë që ai të provohej.

Pak minuta pas tërmetit që la pas viktima dhe dëme të mëdha, shkencëtari shkroi: “Sinqerisht me vjen keq për viktimat e tërmetit. Edhe një herë do ta them atë që e them prej 30 vitesh që kam qenë në Gjeodinamikë. Ndërtesat po vrasin si në Shqipëri vitin e kaluar ashtu edhe në Turqi tani. Duket se varfëria po i sjell njerëzit në situata të mjerueshme që ata as nuk mund ta mbrojnë veten e tyre”.

Modifikuar më Saturday, 25 Janar 2020 12:42
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...