Zeri i Amerikes: Uashingtoni përgatitet të evakuojë shtetasit amerikanë nga Wuhani

Diel, 26 Janar 2020 18:41

Departamenti i Shtetit njoftoi të dielën se do të evakuojë personelin e konsullatës amerikane në Wuhan dhe se do të ofrojë një numër të kufizuar vendesh për qytetarët amerikanë në një avion që do të niset nga ky qytet më 28 janar drejt San Fraçiskos.

Në një deklaratë për shtyp të Departamentit të Shtetit thuhej se vetëm disa qytetarë amerikanë do të jenë në gjendje të hipin në avion ndaj dhe u kërkuar të gjithë të interesuarve që të kontaktojnë Ambasadën Amerikane në Pekin për më shumë informacione.

“Mundësitë janë jashtëzakonisht të kufizuara dhe nëse do të jetë e pamundur për të transportuar të gjithë ata që kanë shprehur interes, përparësi do t'u jepet personave në rrezik më të madh nga koronavirusi”, thuhej në deklaratë.

Wuhan-i, një qytet me 11 milionë banorë që ndodhet në pjesën qëndrore të Kinës është izoluar nga autoritetet pas shpërthimit të virusit vdekjeprurës që u shfaq atje në fund të vitit të kaluar.

Vende të tjera si Franca dhe Australia, kanë njoftuar se po shqyrtojnë alternativa për t'i nxjerrë qytetarët e tyre nga Wuhan-i.

Në një deklaratë të lëshuar të shtunën ministria e Kashtme kineze njoftoi se po i ofron ndihmë qeverisë amerikane për të lehtësuar evakuimin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...