Coronavirusi shënon 170 të vdekur në Kinë dhe 7 711 persona të prekur, shfaqet në një tjetër shtet

E Enjte, 30 Janar 2020 11:02

Vijon të rritet numri i viktimave për shkak të coronavirusit. Deri tani raportohet për 170 të vdekur dhe me një rast të konfirmuar në Tibet, çfarë do të thotë se tashmë virusi është përhapur në të gjitha rajonet e Kinës, bën të ditur agjencia e lajmeve BBC. Zyrtarët e shëndetësisë në Kinë janë shprehur se janë 7 711 raste të konfirmuara me coronavirus. Virusi në fjalë është përhapur në të paktën 16 vende të tjera. Organizata Botërore e Shëndetësisë pritet të zhvillojë një takim këtë të enjte për të diskutuar nëse ky virus përbën emergjencë shëndetësore globale.

“Gjatë ditëve të fundit, progresi i virusit, sidomos në disa vende dhe transmetimi i tij nga personi në person, na shqetëson. Edhe pse numri i rasteve jashtë Kinës është ende i vogël, ekziston potenciali për një përhapje më të madhe”- ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Login to post comments