Përhapja e koronavirusit ia kaloi epidemisë së SARS-it

Premte, 31 Janar 2020 13:19

Numri i rasteve me koronavirus në të gjithë botën e ka tejkaluar atë të epidemisë SARS, që u përhap në dhjetëra shtete në vitin 2003. Ishin afro 8100 raste të konfirmuar nga epidemia e SARS – sindroma e rëndë akute respiratore e frymëmarrjes,njofton BBC.

Por deri tani janë infektuar së paku 9962 persona virusin e ri, që u shfaq në Kinë në dhjetor.

Numri i të vdekurve ka arritur në 213 dhe të gjithë në Kinë. Kjo shifër është më e ulët se 774 që vdiqën nga SARS.

Të enjten, OBSH deklaroi emergjencën globale të shëndetit për shkak të shpërthimit. Thuhet se janë 86 raste jashtë Kinës, por deri tani nuk ka pasur të vdekur. Të premten, dy raste u konfirmua në Britaninë e Madhe për të herë të parë.

Shumica e rasteve në botë janë nga njerëz që kanë qenë në Wuhan të Kinës, provincën prej nga doli virusi.

Megjithatë, në tetë raste, në Gjermani, Japoni, Vietnam dhe SHBA- pacientët qenë infektuar nga ata që kishin udhëtuar në Kinë.

Si krahasohet ky virus me SARS?

Edhe virusi SARS ishte një lloj koronavirusi që e kishte origjinën në Kinë. Ai u përhap në 26 shtete në fillim të viteve 2000.

Kurse virusi i ri është përhapur në më pak vende dhe – pavarësisht se shumë njerëz janë infektuar nëpër botë – vdekjet kanë qenë më të pakta.

Të mërkurën, numri i të infektuarve brenda Kinës ia kaloi epidemisë SARS.

SARS i kushtoi ekonomisë globale më shumë se 30 miliardë dollarë.

Por ekonomistët kanë thënë se koronavirusi i ri mund të ketë një impakt më të madh në ekonominë botërore.

Ai ka detyruar kompanitë e përbotshme përfshirë gjigandët e teknologjisë, prodhuesit e makinave dhe tregjet që të mbyllen përkohësisht në Kinë.

Kina u kritikua nga organizmi botëror i shëndetit të OKB për fshehjen e shkallës së shpërthimit të SARS dhe u lavdërua për reagimin ndaj virusit të fundit me masa të ashpra, përfshirë futjen efektive në karantinë të miliona banorëve në qytete.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...