Presidenti i Francës, Emanuel Macron, e ka cilësuar si një “kambanë alarmi historike” daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian
Në një mesazh, pak para daljes nga BE, Macron është shprehur se praktikisht nuk do të ketë ndryshime në lidhjet mes shteteve, por ka paralajmëruar se nuk do të jenë të njëjtat marrëdhënie.
“Qytetarët britanikë vendosën që të largohen nga Bashkimi Evropian. Kjo do të thotë se nuk kanë më të njëjtat të drejta. Kjo është një sinjal alarmi i cili duhet të bjerë në secilin prej vendeve tona, të dëgjohet nga e gjithë Evropa dhe të na bëjë të mendojmë. Brexit ndodhi sepse ne shpesh e kemi bërë Evropën një shëlbim për problemet tona, sepse gjithashtu ne nuk kemi ndryshuar sa duhet Evropën tonë. Më shumë se kurrë, ne kemi nevojë për Evropën, përballë Kinës ose Shteteve të Bashkuara për të mbrojtur interesat tona”, ka thënë Macron.
Më tej, ai ka shtuar se 27 vendet e mbetura të BE duhet ta bëjnë Evropën “më sovrane, më demokratike, më afër bashkëqytetarëve dhe për këtë arsye edhe më të thjeshtë në jetën e saj të përditshme dhe se duhet patur sukses për një projekt më të qartë evropian”.