Donald Trump shkarkon dëshmitarin në gjyqin e tij

Saturday, 08 February 2020 08:43

Administrata e Presidentit Trump shkarkoi ekspertin kryesor të Shtëpisë së Bardhë për Ukrainën, nënkolonelin Alexander Vindman, i cili dëshmoi kundër Presidentit gjatë procesit të hetimit që çoi në ngritjen e akuzave ndaj zotit Trump.

Nënkoloneli u shoqërua jashtë Shtëpisë së Bardhë ku punonte në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, tha avokati i tij David Pressman në një deklaratë.

“Në mendjen e amerikanëve nuk ka asnjë dyshim se përse atë e shkarkuan, përse ky vend tani ka një ushtar më pak që i shërben në Shtëpinë e Bardhë. Nënkolonelit Vindman iu kërkua të largohej sepse tha të vërtetën,” u shpreh zoti Pressman.

Nënkoloneli Vindman dëshmoi gjatë hetimit në Dhomën e Përfaqësuesve, proces që synonte ngritjen e akuzave kundër Presidentit Trump në nëntor. Ai tha se kërkesa që Presidenti Trump i bëri presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy në një telefonatë të korrikut 2019 ishte e papërshtatshme, kërkesa që më pas u bë qendra e hetimit.

Vindman tha para një komisioni të drejtuar nga demokratët se “Nuk po u besonte veshëve për ato që po dëgjonte” gjatë thirrjes telefonike. Presidenti Trump i kërkoi presidentit Zelenskiy të fillonte hetimet ndaj rivalint demokrat Joe Biden si dhe rreth aludimeve se kishte qenë Ukraina dhe jo Rusia pas ndërhyrjeve në zgjedhjet presidenciale të 2016s në SHBA.

Presidenti Trump u shpall i pafajshëm në gjyqin në Senatin e kontrolluar nga republikanët të cilët votuan kundër akuzave për shpërdorim pushteti dhe pengim të Kongresit nga Presidenti Trump.

I pyetur më herët të premten në lidhje me njoftimet se ai mund ta shkarkonte Nënkolonelin Vindman, Presidenti Trump u tha gazetarëve: “Nuk jam i kënaqur me të. Pse, ju mendoni se jam i kënaqur me të?” Njoftohet ndërkaq se Vindman do të riemërohet në Departamentin e Mbrojtjes. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...