Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka dënuar sulmet e ndërmarra në Idlib të Sirisë nga regjimi i Bashar al-Assadit
Zëdhënësi i ministrisë, Rainer Breul, në një konferencë për media në Berlin ka vënë në dukje se janë thellësisht të shqetësuar nga rritja e tensionit në Idlib.
“Dënojmë në mënyrën më të ashpër sulmet e regjimit në Idlib”, tha Breul duke theksuar se fillimisht kërkojnë zbatimin sa më parë të një armëpushimi
Breul tha se nga palët kërkojnë uljen e tensioneve. “Në këtë kuptim jemi të kënaqur nga bisedimet e kryera dhe ato që do të kryhen mes Turqisë dhe Rusisë. Përparësia duhet të jetë parandalimi i katastrofës njerëzore. Këtu regjimi i Asadit dhe Rusia kanë një përgjegjësi të veçantë”, shtoi Breul.
Ndërsa ndaj pyetjes se “çfarë përpjekjesh tregon Gjermania dhe Bashkimi Evropian (BE) për pakësimin e tensionit në Idlib?”, Breul u përgjigj se Gjermania nuk është e përfshirë në konfliktet e përjetuara në Idlib, por se ajo ka ndërmarrë aktivitete të ndihmës humanitare.
“Ne kryejmë bisedime përveç regjimit të Asadit me të cilin nuk kemi asnjë kontakt. Këtu zhvillojmë bisedime me Rusinë e cila mbështet regjimin. Sigurisht që kryejmë bisedime edhe me palën turke”, njoftoi Breul.
Më tej, Breul shtoi se njerëzit në rajon ndodhen në situatë të vështirë dhe se rritja e tensionit nuk është një gjë e mirë.