BE: Rreth 33 për qind e qytetarëve të goditur nga sulmet kibernetike në 2019

E mërkurë, 12 February 2020 11:45

Sipas të dhënave të publikuara sot nga autoriteti statistikor i bllokut 27-anëtarësh (Eurostat), vitin e kaluar rreth 33 për qind e qytetarëve të BE-së të moshës 16 deri në 74 vjeç kanë pasur probleme me incidente të lidhura me sigurinë.

Thyerja e fjalëkalimeve përmes mesazheve mashtruese të njohura si ‘phishing’ dhe ‘pharming’ si dhe përdorimi i uebsajteve të rreme për të vjedhur informacione personale kanë qenë incidentet më të shpeshta të sigurisë në BE.

Në vitin 2019, 25 për qind e të gjitha sulmeve në bllok ishin incidente ‘phishing’ ndërsa 12 për qind u renditën si ‘pharming’.

Pjesa më e madhe e njerëzve që përjetuan probleme të lidhura me sigurinë në bllok ishte në Danimarkë, me 50 për qind.

Ata pasohen nga Franca me 46 për qind, Suedia me 45 për qind, Malta dhe Holanda me 42 për qind secila, Bullgaria me 13 për qind dhe Greqia me 13 për qind.

Ndërkohë, më 11 shkurt të Ditës së Internetit më të Sigurt 2020, Komisioni Evropian lëshoi një deklaratë ku thuhej: “Forcimi i sigurisë në internet dhe luftimi i përmbajtjes së dëmshme, siç është fjala e urrejtjes së paligjshme, propaganda terroriste, përmbajtja e abuzimit të fëmijëve në internet dhe dezinformimi janë prioritetet kryesore për Bashkimin Evropian”.

Më tej u theksua se BE-ja do të vazhdojë të fokusohet në bërjen e internetit më të sigurt dhe më të mirë.

Disa studime kanë treguar se sulmet kibernetike kanë shkaktuar dëme të mëdha në ekonominë botërore, e cila humbi 3 trilionë dollarë në vitin 2015 për shkak të sulmeve kibernetike që pritet të rriten në 6 trilionë dollarë humbje këtë vit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...