Coronavirusi që shpërtheu në Wuhan është përhapur në të gjithë botën që nga rastet e para kur u zbulua në Kinë qendrore në dhjetor. Të paktën 1.100 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 45,000 njerëz janë infektuar, dhe Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka shpallur shpërthimin një emergjencë shëndetësore publike me shqetësim ndërkombëtar
Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë ka konfirmuar se virusi mund të transmetohet nga një person në tjetrin – ku një virus i infektuar e infekton tjetrin duke teshtitur ose kollitur – si dhe nga kontakti i drejtpërdrejtë.
Të paktën 510 raste janë të konfirmuara me coronavirus në më shumë se 25 vende dhe territore jashtë Kinës. Dy njerëz kanë vdekur jashtë territorit të Kinës nga virusi – një burrë kinez 44-vjeçar në Filipine, dhe një burrë 39-vjeçar në Hong Kong, transmeton Telegrafi.
Një numër vendesh, të tilla si Shtetet e Bashkuara dhe Japonia, kanë evakuuar shtetasit e tyre gjatë fluturimeve nga Wuhan, kryeqyteti i provincës Hubei.
Kjo është një listë e plotë e vendeve jashtë Kinës kontinentale me raste të konfirmuara të coronavirusit deri më tani.