Alarmi nga koronavirusi në Itali/ Shkon në 53 numri i të infektuar. Konfirmohet rasti i parë në Milano

Saturday, 22 February 2020 19:10

Deri më tani 2 perosna kanë humbur jetën nga kronavirusi në vendin fqinjë, një 78-vjeçar, i cili humbi jetën mbrëmë në spitalin Schiavonia të Padovës, ndërsa një grua nga Lombardia u nda nga jeta ditën e sotme.

Sipas mediave italiane, 12 personat e infektuar në Lombardi, raportohet të jenë të afërm të 78-vjeçarit që ndërroi jetë.

Sipas anëtarit Këshillit Ekzekutiv të Organizatës Botërore të Shëndetit, Walter Ricciard, Italia renditet vendi i parë në Europë me numrin më të madh të personave të infektuar, ku numri vazhdon ët rritet.

Rastet e fundit të regjistruara janë 2 mjekë në Pavia e një 39 vjeçare në Cremona e cila ka pasur kontakte pune me rastin e parë pozitiv me koronavirus në Lombardi , i cili dyshohet se e ka marrë pasi ka kaluar një darkë me pune me një koleg të tij të sapo kthyer nga Kina.

Në spitalin Schiavonia, në provincën e Padovës ku ndërroj jetë dhe një nga peronat janë izoluar 450 persona, 150 janë punonjës e 300 pacientë. Spitali është mbyllur e të gjithë do i nënshtrohen analizave mjekësore nëse janë prekur apo jo nga koronavirusi. Edhe personeli i cili nuk ka qenë dje në repart do t’i nënshtrohet testit.

VIKTIMA E PARE 

Mbreme eshte shënuar viktima e parë italiane me koronavirus. Ai eshte italiani Adriano Trevisian 78 vjeç, baba i tre femijeve dhe ka ndërruar jetë në spitalin Schiavonia të Padovës. Është një nga 16 italianët e prekur nga ky virus i verifikuar një ditë më parë në rajonet Veneto e Lombardia.

Mediat italiane shkruajne sot se viktima, ish pronari i një ndërmarrje të vogël ndërtimi, ishte i shtruar ne spital për rreth dhjetë ditë dhe nuk mundi te mbijetonte.

Pas këtij lajmi guvernatori i rajonit të Venetos Luca Zaia deklaroj se “spitali Schiavonia  ku po kurohej viktima do të mbyllet e brenda 5-6 ditëve do të boshatiset e gjithë struktura.”

Komuna Vo Euganeo në Veneto ku jetonte viktima e ku është regjistruar dhe rasti i një tjetri italiani të infektuar nga koronavirus, me urdhër të Ministrisë së Shëndetit është vënë nën masa kufizuese me qëllim limitimin e zonës gjeografike të shtrirjes së virusit.

Gjithashtu kryetari i bashkisë së kësaj komune i ka bërë thirrje banorëve të mos frekuentojnë vendet publike e të qëndrojnë nëpër banesa.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...