Rritet bilanci i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Itali. Mësohet se numri i viktimave ka shkuar në 14, ndërkohë që mbi 500 persona janë të prekur nga ky virus vdekjeprurës.
Ndërkohë, në Greqi ka shkuar në 3 numri i të prekurve, mes të cilëve një 38-vjeçare dhe fëmija i saj shfaq simptoma të lehta. Ndërsa rasti i tretë, është një grua nga Athina, e cila kishte qenë me herët në Itali.
Kujtojmë se rastet e para të personave të prekur nga koronavirusi janë shfaqur në Danimarkë, Norvegji, Estoni si dhe Rumani.