Ka shkruar ne 1.577 numri i personave te prekur nga koronavirusi deri më tani ne Itali.
Ansa raporton se nderkohe qe numri i viktimave eshte 34, eshte rritur edhe numri i personave qe jane sheruar, duke shkuar ne 83 persona qe e kane kaluar semundje
Sipas kreut te Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli, ka 639 pacientë me simptoma për koronavirus dhe 140 ata janë në kujdes intensiv (nga të cilët 106 në Lombardi), rreth 9% e numrit të përgjithshëm të te prekurve me virusin.
Ai ka theksuar se duhet te behet nje korordinim shume me i mire ne nivel evropian, nderkohe qe virusi eshte perhapur tashme gjithandej.
“Maskat mungojne sepse kishte mungesa. Nderkohe qe po blejmë më shumë se 5 milione te tjera; nesër do te vijne 400 mijë dhe do t’i shperndajme. Ne kemi dorëzuar tashmë disa mijëra, është aktivizuar makina organizative. Nga e nesërmja do të kemi mundësi të shpërndajmë maska per te gjitha ata qe shërbejnë “, tha ai.