Ka shkuar në 2263 numri i personave të prekur nga koronavirusi, ku nga dje numri i personave të infektuar është rritur me 428 persona.
Deri më tani kanë humbur jetën 79 persona, ndërsa numri i të shëruarve është 160.
Autoritete thanë se kjo javë do të jetë vendimtare për të kuptuar përhapjen epidemisë, ndërsa i kanë bërë thirrje personave mbi 65-vjeç që të qëndrojnë në shtëpi për të paktën 3 javë.
Ndërkohë, OBSh tha se në nivel global, rreth 3.4% rasteve të raportuara me koronavirus kanë humbur jetën, në krahasim, gripi sezonal është përgjithësisht fatal për shumë më pak se 1% e të infektuarve.