Shkencëtarët kanë zbuluar se koronavirusi i ri SARS-Cov-2 që shkakton Covid-19 ka një gjen që ka zhvilluar mutacion dhe që gjendet gjithashtu edhe në Virusin HIV. Është pikërisht kjo veçori unike që e mënjanon atë nga pjesa tjetër e koronaviruseve

E mërkurë, 04 Mars 2020 13:35

Shkencëtarët kanë zbuluar se koronavirusi i ri SARS-Cov-2 që shkakton Covid-19 ka një gjen që ka zhvilluar mutacion dhe që gjendet gjithashtu edhe në Virusin HIV.

Është pikërisht kjo veçori unike që e mënjanon atë nga pjesa tjetër e koronaviruseve të njohura deri më sot, besojnë ekspertët, raporton Daily Mail.

Studiuesit nga Pekini dhe Shanghai që studiuan 103 mostra të koronavirusit të ri, gjetën dy shtame të tij, që i quajtën L dhe S dhe sipas tyre, shtama L ishte më e zakonshme e gjithashtu më agresivja, por është përhapur gjithnjë e më pak që nga fillimi i janarit.

Studiuesit thonë se ekzistojnë dy lloje të të njëjtit koronavirus që infekton njerëzit dhe se shumica e tyre në mbarë botën, duket se janë prekur nga forma më agresive e tij, pra shtama e quajtur prej studiuesve ‘L’.

Të paktën 93,000 njerëz janë infektuar në të gjithë botën dhe gati 3.200 kanë vdekur, ndërsa 50,000 janë shëruar nga sëmundja.

Ekipi i ekspertëve nga Pekini dhe Shanghai tha se 70 përqind e njerëzve janë prekur nga lloji më agresiv i virusit, e kjo shkakton faktin që sëmundja ka shpërthyer në mbarë botën që nga fillimi i janarit.

Por ndryshe nga ditët e para, tani kjo përhapje po sheh ritme të ngadalta.

Fakti që ekspertët e dinë që virusi mund të pësojë mutacion, mund ta bëjë më të vështirë mbikqyrjen ose trajtimin e pacientëve të prekur, dhe ngre frikën që pacientët e rikuperuar mund të riinfektohen.

Ekspertët paralajmëruan se studimi që zbuloi mutacionin përdori një sasi të vogël të të dhënave – 103 mostra – kështu që nevojiten më shumë hulumtime. Studimi është kryer nga ekspertë të Universitetit Peking në Beijing,, Universiteti i Shanghait dhe Akademia e Shkencave Kineze.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...