“Kjo do zgjasë me javë. Mbyllen 150 shkolla”, Macron u kërkon francezëve: Shmangni takimet me të afërmit e moshuar, epidemia e koronavirusit…

Premte, 06 Mars 2020 14:28

Janë 423 raste të konfirmuara në Francë, sipas autoriteteve shëndetësore, të personave të prekur nga koronavirusi

Të dhënat u bënë me djie në konferencën e përditshme të enjten në mbrëmje ku u konfirmua se deri më tani, shtatë persona kanë vdekur.

Ndër rastet e reja të të prekurve janë një deputet dhe një shofer autobusi, që jetojnë në zonën pranë aeroportit Orly në jug të Parisit.

Të Premten, presidenti francez u bëri thirrje qytetarëve të vendit të tij të kufizojnë vizitat në shtëpitë për të moshuarit.

“Ne duhet të shmangim sa më shumë vizitat tek të afërmit tanë të moshuar,” tha Emmanuel Macron gjatë një vizite në një azil pleqsh në Paris.

Presidenti Emmanuel Macron tha të enjten se ai besonte se një epidemi e koronavirusit ishte “e pashmangshme”.

Ai paralajmëroi gjithashtu se kjo epidemi do të zgjasë me javë.

Rreth 150 shkolla janë mbyllur tani, duke lënë 45,000 nxënës dhe 3,000 mësues dhe profesorë në shtëpi.

Studentët e gjimnazeve nuk kanë ende lajme nëse ka plan për të anuluar provimet që zhvillohen në maj dhe qershor.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...